No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Përballje e zjarrtë në Gjilan, Drita kërkon pozitën e liderit

Përballje e zjarrtë në Gjilan, Drita kërkon pozitën e liderit

Xhiroja e 16 e elitës së futbollit kosovar sjellë sot një prej ndeshjeve më të rëndësishme të këtij edicioni ndërmjet skuadrave që po luftojnë fuqishëm për titullin kampion, Dritës dhe Ballkanit.

Bardhekaltërit dhe portokallezinjtë zbresin sot në fushën e stadiumit në Gjilan për t’u ndeshur për herë të dytë për këtë sezon, ku rezultati mund të ndryshojë liderin e klasifikimit.

Suharekasit kryesojnë në renditje me 35 pikë, dy më shumë se gjilanasit që kanë 33, e që me një fitore eventuale sot do të ngriteshin në pozitën e parë.

Për t’u theksuar fakti që të dy skuadrat e kanë nga një ndeshje më pak të zhvilluar, ku Drita luan në udhëtim ndaj Prishtinës ndërsa Ballkani është vendës i Gjilanit.

Dueli fillon prej orës 13:30 dhe gjykohet nga Dardan Çaka.

Ndeshja tjetër e ditës luhet në Podujevë ndërmjet Llapit dhe Besës.

Për vendësit kjo është një prej ndeshjeve ku assesi nuk guxojnë të gabojnë, fakt që edhe mund t’iu ndihmojë pejanëve për të arritur ndonjë rezultat pozitiv, pasi që luajnë pa presion.

Kjo ndeshje fillon prej orës 12:00.

SUPERLIGA – SOT

12:00 Llapi – Besa
Gjyqtarë: Lirim Jashari, Fatmir Abrashi, Fatlum Jashari, Arben Halilaj.

13:30 Drita – Ballkani
Gjyqtarë: Dardan Çaka, Fatlum Berisha, Besnik Morina, Ilir Mehmeti.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments