Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, pas humbjes nga Drita është shprehur i kënaqur me atë çfarë treguan një deklaratë për shtyp e dha edhe trajneri, Ismet Munishi.
“Në përgjithësi luajtëm mirë, paraqitje e kënaqshme. Hiq dy episode në të cilat u stërvitëm më së shumti, por nga pakujdesia dhe zotësia e Kastriot Rexhës pësuam”
“Vazhdojmë tutje, këto janë ndeshje derbi. Dy episodet e vendosin, duhet të ishim më të vëmendshëm pasi kemi lojtar me përvojë. Por në përgjithësi jam shumë i kënaqur me ndeshjen dhe me referimin” – përfundoi Munishi.
Drita pas kësaj fitore mori vendin e parë në tabelë, duke kaluar kështu suharekasit.