PSG është kthyer te fitorja në Ligue 1 p asi ka mundur 3-1 Montpellier në javën e 13-të të Ligue 1.
Skuadra e Tuchel ka kaluar në avantazh me Dagba në minutën e 33-të, por vendasit janë kundërpërgjigjur në të 41-ën me Mavididi.
Kampionët e Francës kanë arritur ta sigurojnë fitoren në minutat e fundit të ndeshjes falë golave të Kean në minutën e 77-të dhe Mbappe në të 91-ën.
PSG kryeson renditjen e kampionatit francez me 28 pikë, ndërsa Montpellier është në vendin e gjashtë me 23 pikë.