No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR "FORCA" e Vushtrrisë në protestë, ka edhe arrestime!

“FORCA” e Vushtrrisë në protestë, ka edhe arrestime!

Tifozeria e Vushtrrisë, “Forca”, kanë protestuar sot masivisht ndaj kryetarit të Klubit të Futbollit Vushtrria, Bajrush Kajtazi.

Në fotot e publikuara nga kjo tifozeri, shihet numër i madh i protestuesve.

Sipas Forcës, në orët e mbrëmjes, gjatë shpërndarjes, pati edhe arrestime nga policia, shkaku i thyerjes së rregullave të pabdemisë Covid 19.

Forca po kërkon largimin e kryetarit Kajtazi.

Njoftimi i plotë i “Forcës”

TË NDERUAR QYTETARË TË VUSHTRRISË

Fillimisht ju falemnderojmë nga zemra që keni gjetë kohë të përgjigjeni ftesës sonë në një numër kaq të lartë, ku si pasojë erdhi te intervenimi i policisë (me direktiva nga lartë) duke na
kërkuar që të shpërndahemi sepse gjoja jemi duke i thyer rregullat e masave antiCovid-19.

Gjatë shpërndarjes padrejtësisht pati edhe arrestime, ne jemi të bindur që krejt kjo është fushatë e orkestruar nga lartë me qëllim për të na friksuar, por ne për asnjë çmim nuk do të zmbrapsemi, do të vazhdojmë me protesta, në qoftë se kërkesat tona nuk do të merren në
konsideratë atëherë si alternativë e fundit do të jetë bllokimi i stadiumit nga ana jonë dhe nuk do të ketë asnjê aktivitet brenda stadiumit!

Prandaj kërkojmë që përgjegjësi Bajrush Kajtazi të largohet pa asnjë kusht, kërkojmë nga kryetari i komunës që sa ma shpejtë të marrë masa që klubi t’i kthehet qytetit!

SKA MU NAL
SKA MU DORËZU
KLUBI ËSHTË I QYTETIT

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Presidentja Osmani: Xhudistet tona të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lart e më lart!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë punën e xhudistëve kosovarë në garat ndërkombëtare në veçanti, Distria Krasniqin. Krasniqi, sot fitoi medaljen...

Mundësia e larigimit të Haaland,Dortmund të gatshëm për zëvëndësimin e tij

Ka shumë ankth në shtëpinë e Borussia Dortmund. Erling Braut Haaland, sulmuesi i ri që ka çmendur gjithë Europën, mund të largohet nga klubi verdhezi...

Medalja e dytë për Kosovën, Nora Gjakova fiton të bronztën në Evropian

Nora Gjakova ka vazhduar serinë impresive në kampionatet evropiane. Pasi vjet nuk mori pjesë për shkak të koronavirusit, Nora të premten fitoi medaljen e...

Merret vendimi per kthimin e tifozëve në Seria A

Një hap i vogël drejt normalitetit: nga 1 maji i ardhshëm, në Serinë A do të kthehet publiku në stadiumet që janë në zonën...

Recent Comments