No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Drita interesohet për Liridon Latifin

Drita interesohet për Liridon Latifin

Kampionia në fuqi e Kosovës, FC Drita, ka nisur “gjahun” në kërkim të futbollistëve cilësor për afatin kalimtar të dimrit.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Ardian Nuhiu, së fundmi ka shfaqur interesim për futbollistin e mirënjohur kosovar, Liridon Latifi.

Deri më tash nuk ka diçka konkrete pasi që Latifi momentalisht është pjesë e skuadrës hungareze Puskas Akademia që garon në elitën e futbollit hungarez.

26-vjeçari i cili dallohet për teknikën dhe shpejtësinë e tij, është zhvilluar si futbollist në Kosovë derisa karrierën e ka nisur te Flamurtari i Prishtinës.

Me klubin më të madh kosovar, FC Prishtinën i ka fituar të gjithë titujt e mundshëm në futbollin e Kosovës sikurse me Skënderbeun e Korçës në Shqipëri, ekip me të cilin ka marrë pjesë edhe në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Latifi gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Sheriff Tiraspolin e Moldavisë.

Sulmuesi kosovar i ka regjistruar edhe pesë paraqitje me Kombëtaren A të Shqipërisë Karrierë ka bërë edhe me grupmoshën U-21 dhe U-19. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments