No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Drita e mund Ballkanin dhe e rrëmben kreun e Superligës

Drita e mund Ballkanin dhe e rrëmben kreun e Superligës

Drita e ka mundur 2:1 Ballkanin në një duel të drejtpërdrejt për kreun e Superligës të dielën në Gjilan, duke e rrëmbyer atë për herë të parë këtë sezon në përpjekje për ta mbrojtur titullin.

Kastriot Rexha me dy gola me kokë në pjesën e parë ia siguroi kampiones në fuqi triumfin kundër liderit së deritanishme në Stadiumin e Qytetit, me golin e Mirlind Dakut që nuk mjaftoi për ta shmangur humbjen e dytë të Ballkanit këtë sezon.

Ishte një duel i shumëpritur mes dy skuadrave të vetme që deri para takimit e kishin pësuar vetëm nga një humbje dhe vlerësohen si dy të vetmet në garë për titull këtë sezon në ligën elitare kosovare.

Drita është tani lider me 36 pikë pas 15 ndeshjeve, me një epërsi prej një pike ndaj Ballkanit.

Ballkani e kishte mposhtur Dritën në duelin e parë këtë sezon në Suharekë, por tani e pësoi humbjen e dytë sezonale në Gjjilan.

Derisa skuadra e Ismet Munishit u përpoq ta kontrollojë ndeshjen, gjë që e bëri, Ardian Nuhiu doli fitimtar falë mbizotërimit të Rexhës në ajër në zonën e Ruxhit. Ndërkaq në ndeshjen tjetër Llapi shënoi fitore ndaj Besës, 2:0.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Dortmund zgjedh ish-yllin e Milan si zëvendësues të Haaland

Erling Haaland është vënë në shënjestër të klubeve të mëdha të Europës. Nëse norvegjezi do të largohet nga Dortmund në merkaton e verës, verdhezinjtë duket...

Llapi arrin në finale të Kupës, një hap larg ëndrrës evropiane

Llapi është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, barazoi 2:2 të mërkurën në Podujevë kundër Prishtinës,...

Andrea Agnelli i urryer i madh, pritet revolucion tek Juventusi

Të jesh i urryer, sepse je president i Juventusit, është normale. Andrea Agnelli, megjithatë, papritmas e pa veten armiku numër një publik në të...

Recent Comments