No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Batatina: Do të bëjmë ende transferime, për daljen në Evropë nuk jemi...

Batatina: Do të bëjmë ende transferime, për daljen në Evropë nuk jemi dorëzuar

Llapi ka treguar rezultate të dobëta këtë edicion, duke u renditur në vendin e parafundit në tabelën e Superligës së Kosovës.

Skuadra nga Podujeva përkundër shumë transferimeve në afatin kalimtar veror, rezultatet pozitive nuk i ka arritur.

Në afatin kalimtar dimëror, trajneri Tahir Batatina ka thënë se klubi podujevas do të kërkojë edhe disa futbollistë, ani pse i transferoi mbi 15 sosh në verën që lamë pas.

“Do të mundohemi t’i transferojmë të paktën tre futbollistë në dimëror, për t’i përforcuar tri pozicionet ku kemi çaluar”, ka thënë Batatina në “RTK”.

Më tej, Batatina ka treguar se përkundër pozicionit të dobët në tabelë, Llapi nuk është dorëzuar.

“Nuk jemi dorëzuar asnjëherë që prej ngritjes në Superligë. Kemi synim daljen në Evropë, të paktën përmes Kupës së Kosovës”, shtoi ai.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Andrea Agnelli i urryer i madh, pritet revolucion tek Juventusi

Të jesh i urryer, sepse je president i Juventusit, është normale. Andrea Agnelli, megjithatë, papritmas e pa veten armiku numër një publik në të...

Agnelli pranon se Superliga Evropiane mori fund

Andrea Agnelli, presidenti i Juventusit ka pranuar se Superliga Evropiane nuk mund të vazhdojë siç ishte planifikuar pa gjashtë klubet nga Premier League. Agnelli...

Ceferin i lumtur: E admirueshme ta pranosh gabimin, vazhdojmë së bashku

Sot në mëngjes, presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, tha fjalën e tij mbi njoftimin zyrtar për shtyp se klubet u tërhoqën nga...

Pas tërheqjes së anglezëve, Superliga pezullohet zyrtarisht: Do ta rimodelojmë projektin

Nga siguria totale në zbritjen vertikale. Për disa orë projekti i Superligës u shemb në vetvete. Protesta të gjalla nga trajnerë dhe...

Recent Comments