No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Ademi në vizitë te Shuker, flasin për thellim të bashkëpunimit

Ademi në vizitë te Shuker, flasin për thellim të bashkëpunimit

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka zhvilluar sot një vizitë pune në Zagreb, në Federatën e Futbollit të Kroacisë, me ç’rast  u prit nga presidenti i saj, Davor Shuker, njofton FFK.

Në këtë takim disa orësh, presidentët Ademi e Shuker, diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy federatave në shumë sfera. Me theks të veçantë u diskutua për mundësinë e zhvillimit të ndeshjeve miqësore, qoftë me kombëtaret respektive A, qoftë me ekipet e grupmoshave si dhe me ekipet e veteranëve. Të dyja palët u dakorduan që në një të ardhme të afërt këto diskutime të vazhdojnë në mënyrë që të gjenden datat e sakta se kur mund të zhvillohen ndeshjet në fjalë.

Ndër të tjera, Ademi e Shuker diskutuan edhe për zhvillimet eventuale në UEFA, ku Shuker e mban pozicionin e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv.

Presidenti Ademi edhe njëherë e shfrytëzoi rastin për ta falënderuar Shukerin për ndihmën që ka dhënë ai personalisht, por edhe Federata e Futbollit e Kroacisë në vazhdimësi për Federatën e Futbollit të Kosovës. Ndërkaq, në frymën e miqësisë së vërtetë me presidentin Ademi, Shuker premtoi që është i gatshëm në çdo kohë për FFK-në dhe për Ademin kurdo që është e nevojshme. Në fund, pas drekës së përbashkët, ku ishin të pranishëm edhe anëtari i KE-së, Mirsad Çollaku, kryetari i Shoqatës së Trajnerëve, Muharrem Sahiti dhe menaxheri i Kombëtares A, Bajram Shala, u shkëmbyen edhe dhuratat ndërmjet dy krerëve të federatave.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments