No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Vushtrria bëhet me pronar të ri, largohet nga klubi Bajrush Kajtazi

Vushtrria bëhet me pronar të ri, largohet nga klubi Bajrush Kajtazi

Klubi me shumë traditë në futbollin e Kosovës, FC Vushtrria do të ndërrojë pronar.

Klubi nga qyteti i vjetër kosovar në ditët në vijim do të zyrtarizohet me president të ri pasi që kryetari aktual, Bajrush Kajtazi, do t’i shesë aksionet e tij.

Pronari i ri i vushtrriasve do të mësohet ditëve në vijim.

“Zeri.info” mëson ekskluzivisht se një gjë e tillë do të ndodhë brenda pak ditësh.

FC Vushtrria ishte privatizuar më 3 gusht 2019, ku Komuna e Vushtrrisë ia kishte dhënë të drejtën e privatizimit Bajrush Kajtazit.

Ky ekip në edicionin e kaluar garoi në Superligën e Kosovës, por pa arritur që të ruajë statutin e skuadrës elitare.

Vushtrria në këtë edicion në Ligën e Parë nuk po kalon ditë të mira pasi që stinorin vjeshtor e ka mbyllur në pozitën e parafundit në Grupin A me 11 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Vëllaznimi që renditet e fundit.

Vushtrria në edicionin 2013/14 e fitoi titullin e kampionit në Kosovë me trajnerin Ismet Munishi. Aso kohe FC Vushtrria njihej si Llamkos Kosova për shkak të sponsorit.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Zemërgjerësia e Neymarit, paguan 142 punëtorë pa punuar

Neymar Junior shkëlqen edhe në luftën kundër Koronavrusit, me pandeminë që po shkatërron planetin dhe po godet fort Brazilin.

Dy gola për katër minuta, mbyllet me spektakël pjesa e parë në sfidën Everton – Tottenham

Pjesa e parë e Everton-Tottenham, ndeshja hapëse e javës së 32-të të Premier Leagues, është mbyllur me rezultatin 1-1.

Presidentja Osmani: Xhudistet tona të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lart e më lart!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë punën e xhudistëve kosovarë në garat ndërkombëtare në veçanti, Distria Krasniqin. Krasniqi, sot fitoi medaljen...

Mundësia e larigimit të Haaland,Dortmund të gatshëm për zëvëndësimin e tij

Ka shumë ankth në shtëpinë e Borussia Dortmund. Erling Braut Haaland, sulmuesi i ri që ka çmendur gjithë Europën, mund të largohet nga klubi verdhezi...

Recent Comments