No menu items!
Ballina KRYESORE Trepça’89 “mace e zezë” për Gjilanin, Arbëria mposht Drenicën

Trepça’89 “mace e zezë” për Gjilanin, Arbëria mposht Drenicën

Trepça’89 e ka shpartalluar skuadrën e Gjilanit në përballjen e javës së 16-të në Superligë, që u zhvillua sot në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Idrizi pati një paraqitje të shkëlqyeshme, e cila në fund iu shpërblye me fitore me shifrat 3:0. Kësisoj, Trepça’89 e konfirmoi se është shndërruar në ‘mace të zezë’ për Gjilanin, pasi në 7 ndeshjet e fundit gjilanasit nuk kanë arritur të shijojnë fitore ndaj mitrovicasve. Golin e parë për ‘89-shin e realizoi Arbnor Muja nga penalltia në minutën e 21-të. Epërsinë në 2:0 e shtoi Bismark Sie, në minutën e 77-të, derisa rezultatin përfundimtar e vulosi Rilind Nimani, në minutën e 84-t. Ndërkaq, në ndeshjen tjetër Arbëria shënoi fitore në kryeqytet në përballje me Drenicën, me rezultat 1:0. Golin e fitores së madhe për skuadrën e Arbnor Morinës e realizoi Hysen Bytyqi në minutën e 89-të.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Dortmund zgjedh ish-yllin e Milan si zëvendësues të Haaland

Erling Haaland është vënë në shënjestër të klubeve të mëdha të Europës. Nëse norvegjezi do të largohet nga Dortmund në merkaton e verës, verdhezinjtë duket...

Llapi arrin në finale të Kupës, një hap larg ëndrrës evropiane

Llapi është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, barazoi 2:2 të mërkurën në Podujevë kundër Prishtinës,...

Andrea Agnelli i urryer i madh, pritet revolucion tek Juventusi

Të jesh i urryer, sepse je president i Juventusit, është normale. Andrea Agnelli, megjithatë, papritmas e pa veten armiku numër një publik në të...

Recent Comments