No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Sherifi ankohet për penalltinë, por e pranon se loja e Gjilanit ishte...

Sherifi ankohet për penalltinë, por e pranon se loja e Gjilanit ishte dëshpëruese

Kryetrajneri i Gjilanit, Sallah Sherifi pas humbjes nga Trepça’89 (3:0) e ka pranuar se skuadra e tij luajti dobët, por ka thënë se penalltia e dhënë për vendasit nuk ka qenë dhe ajo ka ndikuar në rrjedhën e lojës.

“Kjo ishte ndeshja ime e pestë në këtë sezon, mendoj që kjo lojë ka qenë jo një dëshprim, por penalltia nuk ka qenë e rregullt dhe aty morëm hapin jo të mirë për të luajtur një ndeshje. Ata nuk kanë krijuar asnjë rast deri në golin për 2-0, por më pas ne gabuam dhe shënuan, fitore e merituar e Trepçës”, deklaroj Sherifi, duke vazhduar:

“Mendoj se si goli i dytë dhe i tretë ishin gabime të rënda dhe normal se nuk falen ato gabime për një skuadër siç është Gjilani. Trepça ’89 po tregon një lojë interesante kur po luan me Gjilanin, shpresoj që në ndeshjen e ardhshme ta thyejmë akullin”- përfundoi trajneri”, përfundoj trajneri i “kuqebardhëve”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Moratës “i vjen goja” nga goli: Ka njerëz që gjithmonë duan të kritikojnë

“Atij i mungon goli”. Kështu e komentonte Pirlo momentin jo shumë të ndritshëm të Morata, i cili në fakt kishte shënuar vetëm tre gola...

“L’Equipe” zbulon kushtin e Messit për të rinovuar me Barçën

“Messi ngulmon çdo ditë te Barcelona që Neymar të kthehet nga PSG”. Këtë gjë e pohon sot “L’Equipe”, revista e njohur sportive franceze, e...

E kritikon një tifoz, ylli francez i Newcastle bën reagimin epik

Newcastle fitoi 1-2 në fushën e Burnley ditën e djeshme, duke siguruar një triumf të rëndësishëm për objektivin mbijetesë. “Qymyrxhinjtë” përmbysën gjithçka...

Shpërthen Lineker: VAR-i qesharak, na nxiu jetën. Nuk ka më festë te goli

As VAR-i nuk po arrin t’i japë fund gabimeve në ndeshjet e futbollit. Mënyra e përdorimit të teknologjisë ka krijuar polemika të...

Recent Comments