Ndodh edhe kështu. Vjen në janar te Manchester United dhe bëhet menjëherë pikë referimi në “Old Trafford”. Mirë te “Djajtë e Kuq”, por edhe në një kampionat mjaft të vështirë si Premier League. Janë të rrallë ata që përshtaten kaq mirë dhe kaq shpejt në Angli, mjafton të kujtojmë, fjala vjen, sa vuajti Shevcenko te Chelsea…
Mrekulli portugeze! Bruno Ferdandes nuk paska pasur asnjë pengesë në ishull. Përkundrazi, futbolli atje paska qenë “toka e premtuar” për të. Dhe ja përse: Bruno Fernandes ka rrumbullakosur një sukses individual të jashtëzakonshëm. Ai është zgjedhur për herë të 5-të në këtë vit “Lojtari i Muajit” në Premier League, që nga nënshkrimi me Manchester United në janar:
Shkurt: Fernandes
Mars: Fernandes
Qershor: Fernandes
Korrik: Greenwood
Gusht: Fernandes
Shtator: Mata
Tetor: Rashford
Nëntor: Fernandes