No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Morina shpërthen në lot në deklaratën pas ndeshjes me Drenicën

Morina shpërthen në lot në deklaratën pas ndeshjes me Drenicën

Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina ka shpërthyer në lot pas fitores kundër Drenicës (1:0) në kuadër të javës së 16-të të Superligës. Këta lot Morinës nuk i shpërthyen nga gëzimi i fitores, por nga humbja e mikut të tij të ngushtë, Shefqet Sinani, i cili dje ndërroi jetë, e të cilit ish-futbollisti i Prishtinës vendosi t’ia dedikojë fitoren e sotme të skuadrës së tij.

“Pjesa e parë ishte jo e mirë nga ana jonë sepse kemi luajtur me topa të gjatë dhe s’kemi pasur rast të vijmë te porta e Drenicës. Por në pjesën e dytë e ndërruam konceptin dhe arritëm të luajmë ashtu si dëshirojmë, me aksione të rrjedhshme dhe një rast prej atyre aksioneve e shfrytëzuam. Gjithsesi, sot edhe fati ka qenë me këta djem, por ata e kanë merituar që fati të jetë me ta sepse e dhanë maksimumin. Mund të them se prej ndeshjes në ndeshje këta djem po luajmë futboll të bukur. Lotët në fund të ndeshjes ishin për Shefqet Sinanin? A i dedikohet kjo fitore mikut tuaj tashmë të ndjerë? ….. Po….. gjithsesi, sepse nuk ka kush pas lojës të më thirr për të më treguar se djemtë kanë luajtur mirë dhe të më thotë uroja fitoren presidentit”, ka thënë mes lotësh Morina .

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments