No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Idrizi flet për Futbolli.info: Djemtë e menaxhuan jashtëzakonisht mirë ndeshjen kundër Gjilanit

Idrizi flet për Futbolli.info: Djemtë e menaxhuan jashtëzakonisht mirë ndeshjen kundër Gjilanit

Trepça’89 pati paraqitje të shkëlqyeshme në ndeshjen e sotme kundër Gjilanit në “Riza Lushta” dhe në fund arriti t’i arkëtojë tri pikë tepër të vlefshme për ecurinë e saj në këtë edicion të garave në Superligë. Mjaft i kënaqur me fitoren, e sidomos me paraqitjen e skuadrës është shprehur edhe timonieri i “minatorëve”, Shpëtim Idrizi, në një prononcim për Futbolli.info.

“Faktikisht e kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë kundër Gjilanit, por ne treguam lojë të pjekur dhe të kujdesshme dhe në fund me plot meritë iu gëzuam fitores. Mendoj se këto tri pikë të arkëtuara janë shume të rëndësishme për ne për vazhdimin e kampionatit”, ka theksuar fillimisht Idrizi për “Futbolli.info”, duke vijuar: “Të them të drejtën sot më shumë kemi qenë të interesuar te arkëtojmë 3 pikë sesa të zhvillojmë lojë të mirë, por pas shënimit të golit të parë lojtarët morën vetëbesim dhe ditën ta menaxhojnë lojën jashtëzakonisht mirë. Prandaj, nuk ka se si të mos jemi të kënaqur edhe me performancën e tyre”.

Skuadra mitrovicase në 16 javët e zhvilluara deri më tash ka një bilanc prej 6 fitore, 2 barazime e 8 humbje, por në disa prej ndeshjeve ka treguar lojëra shumë të mira, ku pa dyshim spikatin qarkullimi i mirë i topit dhe aksionet e rrjedhshme.

Megjithatë, timonieri i ‘89-shit mendon se bilanci duhej të ishte edhe më pozitiv për skuadrën e tij në bazë të asaj çfarë kanë treguar në fushën e gjelbër.

“Nëse i shohim ndeshjet të cilat i kemi zhvilluar, të them të drejtën kemi merituar më shumë, por në disa ndeshje nuk kemi pas fat dhe kemi shpërdoruar shumë raste para portave kundërshtare. Mendoj se kjo na ka penalizuar në arkëtimin e më shumë pikëve”, ka nënvizuar Idrizi.

Ndeshjen e radhës Trepça’89 do ta luajë të enjten në Suharekë, ku do të përballet me skuadrën kryesuese, Ballkanin, të cilën javë më parë arriti ta mposhtë me atë rikthimin sensacional prej 0:3 në 4:3. E për këtë duel Idrizi qëndron me këmbë në tokë.

“Normal na pret një sfidë e vështirë kundër Ballkanit, për të cilën mendoi se është skuadra më e kompletuar në çdo repart. Kemi disa ditë për ta përgatitur këtë ndeshje dhe për ne e rëndësishme do të jetë që nga ky takim të dalim me rezultat pozitiv”, është shprehur Idrizi.

Aktualisht Trepça’89 mban pozitën e 7 me 20 pikë, aq sa ka edhe Arbëria një pozitë më lart në renditje.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Ish-futbollisti shqiptar ndërron jetë nga Covid-19

Covid-19 i ka marrë jetën ditën e sotme, ish-futbollistit të shquar të Turbinës, Ndriçim Beshiri, zemra e të cilit pushoi të rrahuri...

Nga maji, tifozët do të lejohen në ndeshjet e Serie A

Kryeministri italian, Mario Graghi ka shpallur masat e reja për Covid-19. Ai deklaroi se nga prilli, sportet si futsall,...

Zemërgjerësia e Neymarit, paguan 142 punëtorë pa punuar

Neymar Junior shkëlqen edhe në luftën kundër Koronavrusit, me pandeminë që po shkatërron planetin dhe po godet fort Brazilin.

Dy gola për katër minuta, mbyllet me spektakël pjesa e parë në sfidën Everton – Tottenham

Pjesa e parë e Everton-Tottenham, ndeshja hapëse e javës së 32-të të Premier Leagues, është mbyllur me rezultatin 1-1.

Recent Comments