No menu items!
Ballina KRYESORE Haxhimusa paralajmëron Ballkanin: Për ne vlen vetëm fitorja!

Haxhimusa paralajmëron Ballkanin: Për ne vlen vetëm fitorja!

Derbi i javës së 16-të në Superligën e Kosovës do të zhvillohet ditën e diele (nesër) në Gjilan.

Kampioni në fuqi, Drita mirëpret liderin e Superligës, Ballkanin takim ky i cili pritet të zhvillohet më fillim nga ora 13:30.

Sulmuesi i Dritës, Betim Haxhimusa në bisedë me “Sheshin” ka folur para takimit më të rëndësishëm të kësaj jave.

“Jemi të pergatitur maksimalisht për këtë ndeshje, do të jetë një ndeshje shumë e vështirë për arsye se Ballkani është në një formë shumë të mirë”, deklaroj fillimisht Haxhimusa, duke vazhduar:

“Në këtë ndeshje do të futemi vetëm për fitore si në çdo takim edhe në këtë ndeshje”.

28 vjeçari tutje ka shtuar se objektivi i këtij sezoni vjeshtor është që të mbledhin pikë sa më shumë në takimet e mbetura.

“Objektivi është që të marrim sa më shumë pikë në këto ndeshje dhe të ndihmojmë ekipit të shënojmë më shumë gola”, përfundoj Haxhimusa.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Recent Comments