No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR “Forca” e quan mashtrim dorëheqjen e Kajtazit: “Ka frikë nga mbledhja e...

“Forca” e quan mashtrim dorëheqjen e Kajtazit: “Ka frikë nga mbledhja e nesërme”

Pak me parë u raportua se klubi me shumë traditë në futbollin e Kosovës, FC Vushtrria do të ndërrojë pronar.
“Zëri” ka raportuar se klubi nga qyteti i vjetër kosovar në ditët në vijim do të zyrtarizohet me president të ri pasi që kryetari aktual, Bajrush Kajtazi, do t’i shesë aksionet e tij, por ndryshe e thotë tifogrupi “Forca”.

Tifo grupi nga Vushtrria “Forca” në llogarinë e tyre kanë shkruar se lajmi që Vushtrria do të bëhet me pronar të ri është dezinformat, teksa kanë theksuar se Kajtazi është duke dëshiruar ta zbehë mbledhjen e paraparë që do të mbahet nesër.

“QYTETARË TË NDERUAR

Në media po qarkullon një lajm se “kinse qenka dorëzu Bajrush Kajtazi dhe dëshiron t’i shesë aksionet e tij”

Kjo është vetëm një lojë në të cilën po dëshiron ta zbehë mbledhjen e madhe e cila është
parparë të mbahet nesër, prandaj NE i themi JO këtij manipulimi dhe cfarëdo tentative, gjoja për t’i shitur aksionet.

KËRKESAT tona janë të qarta, klubi t’i kthehet QYTETIT.

Do ta kundërshtojmë cdo lëvizje tjetër pasi që situata e mjerushme e cila gjendet në klub, për të cilën përgjegjës është vet Kajtazi nuk mundet ta përmirësoj duke tentuar që ta shesë.

SHIHEMI NESËR”, thuhet në postimin e K.T Forca.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Presidentja Osmani: Xhudistet tona të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lart e më lart!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë punën e xhudistëve kosovarë në garat ndërkombëtare në veçanti, Distria Krasniqin. Krasniqi, sot fitoi medaljen...

Mundësia e larigimit të Haaland,Dortmund të gatshëm për zëvëndësimin e tij

Ka shumë ankth në shtëpinë e Borussia Dortmund. Erling Braut Haaland, sulmuesi i ri që ka çmendur gjithë Europën, mund të largohet nga klubi verdhezi...

Medalja e dytë për Kosovën, Nora Gjakova fiton të bronztën në Evropian

Nora Gjakova ka vazhduar serinë impresive në kampionatet evropiane. Pasi vjet nuk mori pjesë për shkak të koronavirusit, Nora të premten fitoi medaljen e...

Merret vendimi per kthimin e tifozëve në Seria A

Një hap i vogël drejt normalitetit: nga 1 maji i ardhshëm, në Serinë A do të kthehet publiku në stadiumet që janë në zonën...

Recent Comments