No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Disiplinori, ndëshkime edhe në kategorinë e juniorëve

Disiplinori, ndëshkime edhe në kategorinë e juniorëve

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje;  Met Çeku- kryetar dhe Dukagjin  Zefi, Avni  Shala, Luan  Salihu  dhe Bekim  Behrami – anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 04.12.2020 shqyrtoi procedurat e hapura dhe ato në pezullim  si dhe inicimet e filluara nga ana e komisioneve të garave pas përfundimit të ndeshjeve  nga java e fundit dhe për të njejtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform  dispozitave  të Rregullores  disiplinore  sjelli këto;

V E N D I M E

SEAD  ISUFI; lojtar i klubit të futbollit   TREPÇA  nga Mitrovica me numër të ID kartelës  003885M91 dhe licencuar në Federatë Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive  14 në procedurë të pezullimit  nga mbledhja e kaluar e komisionit për ndëshkim me karton të kuq  në ndeshjen e javës së ; XIII-të Ligës së Parë të Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve grupi A;  TREPÇA –  LIRIA e zhvilluar me datë 29.11.2020 në stadiumin me bari sintetik “Xhevat  Jusufi – Xheki“ në  Mitrovicë. Raportet zyrtare (kartoni kuq; minuta e  78, godet me bërryl  lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin  45 paragrafi 1 pika a) i Rregullores   disiplinore   DENOHET  me ndalesë loje për; 3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

LEART  AVDYLI; lojtar i klubit të futbollit TREPÇA’89  nga Mitrovica me numër të ID kartelës; 000688M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 13, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor, për sjellje jo sportive  ndaj  gjyqtarëve të ndeshjes së javës së;XIV- të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; TREPÇA – TREPÇA’89 e zhvilluar me datë 30.11.2020 në stadiumin me bari sintetik në Mitrovicë. Raportet zyrtare (Deklarata e gjyqtarëve). Bazuar në nenin  42.2 pika a e Rregullores  disiplinore; DENOHET me ndalesë loje për;  3 (tri) ndeshje zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

MILOT  AVDYLI; lojtar i klubit të futbollit TREPÇA’89 nga Mitrovica me numër të ID kartelës; 000687M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive; 7, në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit për manifestim të sjelljeve josportive ndaj gjyqtarëve në ndeshjen e javës së; XIV – të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; TREPÇA – TREPÇA ‘89 e zhvilluar me datë 30.11.2020 në stadiumin me bari sintetik në Mitrovicë. Raportet zyrtare (deklarata e  gjyqtarëve). Bazuar në nenin  42.2  pika a  e Rregullores   disiplinore; DENOHET  me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje  zyrtare sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës   së Futbollit të Kosovës.

SYLEJMAN  LIMANI; lojtar i klubit të futbollit LIRIA nga Prizreni me numër të ID kartelës ; 008074M02 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të  Kosovës me numër të fanellës sportive  7, në procedurë të iniciuar disiplinore nga ana e komisionit të garave për ndëshkim me karton të kuq në ndeshjen e javës së; XV – të Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e juniorëve; LLAPI – LIRIA e zhvilluar me datë 02.12.2020 në stadiumin “Zahir Pajaziti“ në Podujevë. Raportet zyrtare (kartoni kuq, minuta e 82-të për ndërhyrje si lojtar fundor në  lojtarin kundërshtar). Bazuar në nenin 39 paragrafi 3 i Rregullores disiplinore; DENOHET  me ndalesë loje për; 2 (dy) ndeshje zyrtare sipas radhës  të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KËSHILLA  JURIDIKE
Pala e pa kënaqur në këto vendime ka të drejtë ankese drejtuar Komisionit Disiplinor të shkallës së dytë – komisionit për ankesa në afatin  kohor prej; 8 (tetë) ditëve  nga data e sjelljes së vendimit  datë 04.12.2020 – respektivisht publikimit të tij në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ankesa e ushtruar nga ana e palës së ankimuar nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit.


Prishtinë,04.12.2020
Komisioni disiplinor; shkalla e parë
Kryetari
,  Met  Çeku

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy gola për katër minuta, mbyllet me spektakël pjesa e parë në sfidën Everton – Tottenham

Pjesa e parë e Everton-Tottenham, ndeshja hapëse e javës së 32-të të Premier Leagues, është mbyllur me rezultatin 1-1.

Presidentja Osmani: Xhudistet tona të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lart e më lart!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë punën e xhudistëve kosovarë në garat ndërkombëtare në veçanti, Distria Krasniqin. Krasniqi, sot fitoi medaljen...

Mundësia e larigimit të Haaland,Dortmund të gatshëm për zëvëndësimin e tij

Ka shumë ankth në shtëpinë e Borussia Dortmund. Erling Braut Haaland, sulmuesi i ri që ka çmendur gjithë Europën, mund të largohet nga klubi verdhezi...

Medalja e dytë për Kosovën, Nora Gjakova fiton të bronztën në Evropian

Nora Gjakova ka vazhduar serinë impresive në kampionatet evropiane. Pasi vjet nuk mori pjesë për shkak të koronavirusit, Nora të premten fitoi medaljen e...

Recent Comments