No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Bonucci i jep derbin Juventusit në frymën e fundit dhe shpëton Pirlon

Bonucci i jep derbin Juventusit në frymën e fundit dhe shpëton Pirlon

Në frymën e fundit, atëherë kur po përgatitej shtesa pas 90 minutash. Juventusi gjen golin e fitores ndaj Torinos (2-1) duke përmbysur një ndër ndeshjet më të vështira që nisi me golin e NKoulu që në fillim të takimit në goditje këndi.

Në pjesën e dytë, skuadra e Pirlos vendos këmbën te gazi dhe pasi gjen barazimin me Cuadrado që arbitri anulon me VAR, duhen dy gola me kokë: fillimisht McKeanne dhe pastaj Bonuçi, duke shpërthyer në një festë ku edhe Pinsoglio merr pjesë dhe më pas ndëshkohet me të kuq nga arbitri.

Një sukses i jashtëzakonshëm dhe i arritur në fund pas vuajtjesh të jashtëzakonshme për bardhezinjtë që kështu ngjiten në renditje dhe tani i bëjnë presion Milanit.

Pa Morata, pa golat e Ronaldos, por më në fund edhe gola nga mesfusha dhe mbrojtja. Derbi i takon bardhezinjve, Pirlo merr frymë lirisht!

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Ulpiana, klubi që është afër t’i rikthehet Superligës pas më shumë se një dekade

Vijnë nga një qytet i vogël, por dëshira është shumë e madhe për të marrë pjesë në mesin e skuadrave elitare të...

Partizani, në hap me kohën…

Shkruan: Besim Kajtazi Duke shikuar logon e skuadrës së trofeshme shqiptare KF Partizani, Tiranë, e pashë se logoja që mbanë skuadra është ende ajo e...

Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti i FFK-së, Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë...

PSG-BAYERN: Francezët konfirmojnë rikthimin e madh, por ka dhe 2 mungesa

Mbrëmjen e nesërme do të luhet ndeshja e kthimit mes PSG dhe Bayern, sfidë e vlefshme për fazën çerekfinale të UEFA Champions League. Në kuadër...

Recent Comments