Superliga e Kosovës hap xhiron e 16-të, me ndeshjen e sotme në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ndërmjet Prishtinës dhe Feronikelit, me fillim nga ora 13:00. FC Prishtina në pesë ndeshjet e fundit ka një seri të mirë të rezultateve, me katër fitore dhe një barazim.
Në anën tjetër, Feronikeli numëron dy fitore, dy barazime dhe një humbje. Ndeshja e parë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në ‘Rexhep Rexhepi’, është fituar nga FC Prishtina, me rezultat 1:2.