No menu items!
Ballina KRYESORE Prishtina-Feronikeli, pa fitues dhe pa gola

Prishtina-Feronikeli, pa fitues dhe pa gola

Ka përfunduar pa fitues derbi i xhiros së 16-të të Superligës së Kosovës mes FC Prishtinës dhe Feronikelit.

Kjo ndeshje, e zhvilluar pa praninë e tifozëve shkaku i masave anti-Covid, ka përfunduar 0-0. Ndeshja nisi me në minutë heshtje në nderim të ish-futbollistit të gjeneratës së artë të Prishtinës, Shefqet Sinani, i cili ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

Vendasit e FC Prishtinës patën një mundësi të mirë në pjesën e parë, por Sabien Lilaj dështoi të shënonte nga penalltia, pasi gjuajtjen e tij e priti portieri Ilir Avdyli.

Pas këtij barazimi, Prishtina numëron 26 pikë, dhe renditet në vendin e tretë, ndërsa Feronikeli më 21 pikë, në vendin e pestë. 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Edhe një medalje e madhe për Kosovën, Akil Gjakova në finale të Evropianit

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Evropianin e xhudos në Lisbonë. Akil Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Akili...

Ylli i Chelsea-t zbulon prapaskenën: Doja të tërhiqesha në moshën 17 vjeç

Jorginho, mesfushori i Chelsea-t, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Daily Mail. “Po të isha bërë një futbollist profesionist në Brazil, do të...

Akili i pathyeshëm, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në çerekfinale mundi rusin...

Sot përballja e dy trajnerëve karizmatik

Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin. Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të...

Recent Comments