Mëngjesin e sotëm, Prishtina dhe i gjithë futbolli kosovar mori lajmin e hidhur për vdekjen e ish-yllit të gjeneratës së re të kryeqytetasëve, Shefqet Sinanit.
FFK dërgoi telegram ngushëllimi për të, ndërsa edhe Presidenti i FFK-së, Agim Ademi pati disa fjalë për t’i thënë.
Tashmë ka ardhur edhe shkrimi i skuadrës për të cilën i ndjeri djerësiti fanellën dhe kontribuoi.
Prishtina ka shkruar një shkrim tejet emocional për të kaluarën e ish-futbollistit.
Kryeqytetasit e cilësojnë Sinanin si njërin prej pikave referuese të super skuadrës që kishte Prishtina në atë kohë.
Prishtina e sjell në kujtesë të futbolldashësve një fotografi nga ndeshja kundër Partizanit të Beogradit në të cilën Sinani duelon me sulmuesin e famshëm, Mance.
