No menu items!
Ballina KRYESORE Në vend të përkujtimit; Lamtumirë miku im!

Në vend të përkujtimit; Lamtumirë miku im!

Shkruan: Agim Ademi, president i FFK-së

Mëngjesi i të premtes, më solli jo vetëm mua, por mbarë komunitetin sportivë e veçmas atij të futbollit, lajmin tronditës për ikjen tënde në përjetësi, miku im Shefqet Sinani.

Ndjehem thellësisht i trishtuar sidomos nga fakti se ngadalë po më ikin njerëzit që kisha ndarë me ta sakrificën dhe krenarinë, në rrugëtimin tonë të futbollit të pavarur të Kosovës.

Miku im, ishe brezi i artë i futbollit të Kosovës dhe vazhdove i qetë gjatë gjithë jetës duke dhënë gjithçka për të mirën e futbollit dhe të vendit.

Modestia, këmbëngulja në të mirën, ngrohtësia, respekti dhe dashuria ndaj njerëzve ishin disa nga virtytet e tua, që të spikatën duke mbetur shembulli më i mirë i një njeriu të pavdekshëm për veprën që le mbrapa.

Miku im, ndjehem dyfishë i trishtuar jo vetëm si bashkëkohës dhe bashkëveprimtar i një periudhe të vështirë, por edhe nga pozicioni që mbaj, kur shoh se po shkëputet një hallkë e zinxhirit që e farkuam me mund e sprova nga më të ndryshmet.

Çka do që shkruaj e flasë me duket tepër minore, karshi veprimtarisë tënde.

Miku im, jo vetëm unë por i gjithë komuniteti i futbolllit do të kujtojë me pietet, derisa puna e jote do të jetë udhërrëfyes i denjë për brezat që do të vijnë.

Kujtimi për Ty do të jetë i përjetshëm. Shpirti yt u bëftë dritë dhe u prehtë në paqe.

Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Mikut yt

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Reali triumfon në “El Classico”-n me rrebesh shiu, bëhet lider në La Liga

Real Madridi ka triumfuar në një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, duke mposhtur Barcelonën me rezultat 2:1 në “Alfredo...

Zhegrova i papërmbajtshëm, shënon dy gola për Baselin

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka pasur sonte një paraqitje spektakolare në fanellën e Baselit duke i shënuar dy gola.

Chelsea shënon me mbrojtësin rekordmen, Dortmund ndëshkohet nga Stuttgart (VIDEO)

Chelsea e ka mbyllur pjesën e parë me shifrat 0-3 ndaj Crystal Palace, duke konfirmuar formën perfekte. Pas dy golave të shpejtë të Havertz dhe...

PSG mposht Strasbourg me lehtësi, gol dhe asist për Mbappe (Video)

PSG ka mundur 4-1 Strasbourg në javën e 32-të të Ligue 1. Protagonisti i sfidës së luajtur në Stade de la Meinau ka qenë Kylian...

Recent Comments