No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Futbolli kosovar në zi, ndërron jetë futbollisti i gjeneratës së artë të...

Futbolli kosovar në zi, ndërron jetë futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, Shefqet Sinani

Mëngjes i trishtë dhjetori për futbollin kosovar. Sot në moshën 65-vjeçare ka ndërruar jetë futbollisti i gjeneratës së artë të Prishtinës, Shefqet Sinani. Ai gjatë karrierës së tij dha kontribut të jashtëzakonshëm në fanellën e bardhekaltërve, derisa ishte i pakalueshëm nga sulmuesit kundërshtar dhe gjithmonë luftonte me vetëmohim. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Federata e Futbollit e Kosovës, e cila ka dërguar një telegram ngushëllimi për familjen Sinani.

Më poshtë telegrami i FFK-së

Prishtinë, 4 dhjetor, 2020
E nderuara Familje Sinani,
Me pikëllim të thellë dhe zemër të thyer e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj dhe bashkëpunëtorit dhe mikut tonë të ngushtë, Shefqet Sinani, ndaj ju lutem më lejoni që në emrin tim, Komitetit Ekzekutiv, klubeve, futbollistëve dhe tërë komunitetit të futbollit, të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.
Shefqet Sinani ishte pjesë e gjeneratës së artë të KF Prishtina, me cilësi të jashtëzakonshme si futbollist dhe një ndër idhujt e mbarë tifozëve shqiptar në vitet e 80-ta.
Shefqeti ishte personalitet me vlera të larta, njeri i sinqertë dhe bujar, por edhe punëtor i madh dhe fjalë pak. Kontributi i tij në zhvillimin e talenteve të reja ishte i madh ndër vite, si në klubin e tij të zemrës, KF Prishtina, ashtu edhe në projektet e ndryshme të FFK-së.
Ikja e tij nga kjo botë është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për tërë komunitetin e futbollit, andaj në këto momente të vështira jemi pranë jush për të Jua lehtësuar dhimbjen e ndarjes nga jeta të më të dashurit tuaj.
Shefqet Sinani gjithmonë do të kujtohet me pietet dhe do t’i përkulemi karrierës së tij madhështore, e cila pa dyshim do të jetë e shkruar me shkronja të arta në historinë e futbollit të Kosovës.
Lamtumirë miku im!
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments