No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Duro i kënaqur: Një pikë e fituar me meritë!

Duro i kënaqur: Një pikë e fituar me meritë!

Feronikeli ia arriti qëllimit që nga stadiumi “Fadil Vokrri” të dalë i pathyeshëm dhe kjo pa dyshim e la të kënaqur edhe timonierin e kësaj skuadre, Klodian Duro.

“Unë jam i kënaqur nga paraqitja e të gjithë çunave, mendoj se është një nga ato lojërat e tona të mira si në ndeshjet e fundit, është një pikë e merituar dhe e fituar me djersë ani pse mund të kishim marrë më shumë”

“Meqë kemi pasur kundërshtar të vështirë dhe të organizuar si Prishtina duhet të jemi të gjithë të kënaqur nga ky rezultat”

“Unë mendoj që jemi në vazhdimësi të lojrave të mira dhe stabilitetit dhe kjo pikë ka rëndësi të madhe pasi futbollistët e mi luftojnë për njëri-tjetrin, ndihmojnë njëri-tjetrin. Sigurisht që duhet bërë diçka më tepër, na mungojnë lojtar të rëndësishëm”

“Besoj që gjithë komponentët që do na vijnë nga ndeshja në ndeshje, do të kemi nivel akoma më të lartë. Do kemi kohë që mbas dy ndeshjeve të fundit të rrimë të qetë dhe të mendojmë për të ardhmen e ekipit tonë”- përfundoi trajneri.

Kjo ishte pika e 20-të sezonale në 16 ndeshje për skuadrën nga Drenasi.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Dortmund zgjedh ish-yllin e Milan si zëvendësues të Haaland

Erling Haaland është vënë në shënjestër të klubeve të mëdha të Europës. Nëse norvegjezi do të largohet nga Dortmund në merkaton e verës, verdhezinjtë duket...

Llapi arrin në finale të Kupës, një hap larg ëndrrës evropiane

Llapi është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, barazoi 2:2 të mërkurën në Podujevë kundër Prishtinës,...

Andrea Agnelli i urryer i madh, pritet revolucion tek Juventusi

Të jesh i urryer, sepse je president i Juventusit, është normale. Andrea Agnelli, megjithatë, papritmas e pa veten armiku numër një publik në të...

Recent Comments