Kalendari i edicionit 2020/21 të elitës së futbollit kosovar, e kishte paraparë hapjen e kampionatit me përballjen Drita-Llapi.
Megjithatë, ndeshja ishte shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së gjilanasve në garat ndërkombëtare.
Dueli mes skuadrave bardhekaltër do të zhvillohet sot prej orës 13:00 në Gjilan.
Dy ekipet vijnë në këtë përballje pas fitoreve të mëdha në fundjavë ndaj Gjilanit respektivisht Drenicës, që kanë mobilizuar në maksimum dy taboret.
Drita aktualisht është në pozitën e dytë me 30 pikë, pesë më pak se Ballkani, andaj do të luajë vetëm për tri pikë që t’iu afrohet edhe më shumë suharekasve.
Ndërkohë, Llapi është në pozitën e parafundit në renditje me 11 pikë, andaj i duhet me patjetër të marrë sa më shumë pikë deri në fund të stinorit vjeshtor.
Takimi do të transmetohet drejtpërdrejtë në Art Motion.
SUPERLIGA – SOT
13:00 Drita – Llapi
Gjyqtarë: Genc Nuza, Fatlum Berisha, Bujar Selimaj, Selim Isufi.