No menu items!
Ballina KRYESORE Me shkas: Në vend të përkrahjes, marrin kritika dhe etiketime!!!

Me shkas: Në vend të përkrahjes, marrin kritika dhe etiketime!!!

Në çdo vend të botës i gëzohen daljes në skenë të kuadrove të reja, qoftë kur bëhet fjalë për futbollistë, trajnerë apo gjyqtarë, por çuditërisht një gjë e tillë nuk ndodhë edhe në Kosovën tonë. Së fundmi, FFK mori një hap të guximshëm dhe që do të duhej përshëndetur nga të gjithë; në Superligë u deleguan 4 gjyqtarë të rinj dhe perspektivë; Mentor Ajeti, Valbon Hoxha, Lirim Jashari e Vigan Ibërdemaj. Ata patën paraqitje shumë të mirë në debutimin e tyre në elitë dhe në vend se t’i gëzohemi këtij lajmi, disa “media” qoftë për klikime apo për interesa të ngushta filluan të gjejnë “qime në vezë”, duke i ndërlidhur emrat e tyre me njerëz tjerë që kanë kontribuuar ose kontribuojnë në futbollin tonë. Pra, si munden këta njerëz që pikërisht në ditën më të rëndësishme të këtyre gjyqtarëve perspektivë  t’i thumbojnë ata për interesa të tyre, aq më parë që punën e tyre në fushën e gjelbër përkundër emocioneve të debutimit në elitë e bënë në mënyrë fantastike. Në vend se t’i përkrahin këta katër gjyqtarë të rinj, të cilët me plot entuziazëm e vullnet janë shkolluar nga instruktorët e FIFA-s, disa portale e gjejnë mënyrën më të poshtër për t’i etiketuar me “djali, nipi, familjari i atij e këtij” – Më të vërtetë e turpshme dhe e neveritëse në çfarë gjendje kanë ardhur disa të vetëquajtur gazetarë. Këta djem të rinj janë avancuar gradualisht dhe në bazë të meritës. A thua kujt po i pengon suksesi i tyre dhe i gjyqtarëve të Kosovës! Për disa thoni se janë të korruptuar, për disa thoni se favorizon atë apo këtë skuadër, tani për këta gjyqtarë të talentuar thoni se janë bijtë e nipat e këtij e atij. Sinqerisht, kjo është e tepërt dhe joprofesionalizëm total i disa portaleve. Nuk mund të marrim gjyqtarë nga Serbia, edhe pse ndoshta dikush ende ka nostalgji për ‘këmishëzinjtë’ andej kufirit. A ka mbetur pak njerëzi, dashni e profesionalizëm në këtë vend?!!! A ka kush e përkrahë rininë apo gjithçka është bërë interes dhe na ka ngulfatur dëshira për t’i parë gjërat veç zi! Duhet kuptuar se kur dikush ka talent dhe perspektivë duhet përkrahur, pa marrë parasysh nga vjen. Me aq sa kemi njohuri lista e gjyqtarëve të  Superligës dhe Ligës së Parë është e përbashkët dhe ka qenë nderë dhe krenari për këta djem të ri për të ndarë drejtësinë në Superligë, derisa nuk ka asgjë të keqe që xhiron e fundit të stinorit vjeshtor të Ligës së Parë të ndajnë drejtësinë gjyqtarët me stemë të FIFA-s, aq më parë kur edhe ky rang i garave po sjellë ndeshje shumë interesante dhe rivalitet të madh. E inkurajojmë Federatën që të ketë avancime të tilla edhe në të ardhmen dhe t’u jepet mundësi gjyqtarëve të rinj që ta shfaqin talentin dhe dijen e tyre në ndarjen e drejtësisë në ndeshje të tilla. Një Bravo e madhe për klubet që i kanë mirëpritur ata!
Njerëz, thirrni arsyes dhe përkrahni gjeneratat e reja! Përndryshe do të kemi edhe shumë tjerë që do ta braktisin këtë vend në mungesë të perspektivës!

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Reali triumfon në “El Classico”-n me rrebesh shiu, bëhet lider në La Liga

Real Madridi ka triumfuar në një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, duke mposhtur Barcelonën me rezultat 2:1 në “Alfredo...

Zhegrova i papërmbajtshëm, shënon dy gola për Baselin

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova ka pasur sonte një paraqitje spektakolare në fanellën e Baselit duke i shënuar dy gola.

Chelsea shënon me mbrojtësin rekordmen, Dortmund ndëshkohet nga Stuttgart (VIDEO)

Chelsea e ka mbyllur pjesën e parë me shifrat 0-3 ndaj Crystal Palace, duke konfirmuar formën perfekte. Pas dy golave të shpejtë të Havertz dhe...

PSG mposht Strasbourg me lehtësi, gol dhe asist për Mbappe (Video)

PSG ka mundur 4-1 Strasbourg në javën e 32-të të Ligue 1. Protagonisti i sfidës së luajtur në Stade de la Meinau ka qenë Kylian...

Recent Comments