No menu items!
Ballina LIGAT E TJERA BUNDESLIGA Matthaus: Çudi nëse Lewandowski se fiton çmimin e FIFA-s si lojtar i...

Matthaus: Çudi nëse Lewandowski se fiton çmimin e FIFA-s si lojtar i vitit

30 vjet më parë, Lothat Matthaus fitoi çmimin promovues të FIFA-s “Lojtari i Vitit”. Një vit më herët, Matthaus si kapiten i Kombëtares së Gjermanisë e kishte ngritur trofeun e Kupës së Botës, e cila u mbajt në Itali. Duke folur për të preferuarin e tij për çmimin e FIFA-s për vitin 2020, ish-futbollisti i njohur gjerman është shprehur: “Për mua mund të jetë vetëm një emër: Robert Lewandowski. Është një situatë shumë më e qartë sesa ka qenë në vitet e fundit. Ai fitoi çdo titull, shënoi shumë gola vendimtar dhe ishte në krye të top listave. Ai ka gjithçka që nevojitet për t’i dhënë një lojtari këtë çmim. Askush nuk i afrohet, as në Gjermani dhe as në Evropë”, ka theksuar Matthaus në një intervistë për faqen zyrtare të FIFA-s, duke vijuar: “Do të ishte një çudi e madhe nëse nuk do të jetë ai fituesi. Ai tani ka cilësi që e veçojnë edhe më shumë se më parë. Ai punon për ekipin dhe është bërë një fitues i vërtetë. Është lojtar që udhëheq ekipin përpara, por  gjithashtu ndihmon edhe mbrojtjen. Ai kurrë nuk ka qenë aq i mirë sa tani. Ai jeton në një mënyrë profesionale, përgatitet me përpikëri dhe nuk lëndohet kurrë. Kjo është arsyeja pse ai luan pothuajse çdo ndeshje dhe e bën atë në nivelin më të lartë”.

Duke folur për trajnerët dhe se cili prej tyre e meriton çmimin e më të mirit, Matthaus është ndalur tek bashkëkombësit e tij, teksa në fund ka zgjedhur trajnerin e ekipit të tij të zemrës.  “Trajnerët gjermanë kanë një reputacion vërtet të mirë për momentin. Nuk ka qenë gjithmonë kështu. Ju keni parë që kemi disa trajnerë të shquar. Joachim Low fitoi Kupën e Botës gjashtë vjet më parë. Futbolli gjerman tani është më i respektuar sesa ishte pesë apo gjashtë vjet më parë. Jam i lumtur që trajnerët gjermanë janë kaq të suksesshëm. Hansi Flick te Bayern Munchen, Jurgen Klopp te Liverpool dhe Thomas Tuchel në Paris kanë qenë që të tre të suksesshëm. Por, unë jam më shumë për trajnerin e Bayernit në këtë rast. Nuk është se unë po i shoh gjërat përmes syzeve të lyera me Bayernin, por Flick është dikush që e bëri të pamundurën të mundur. Ai e kapërceu atë që ishte një situatë e vështirë menjëherë në sezonin e tij të parë në krye të Bayernit. Ai solli një ndjenjë qetësie dhe suksesi, si dhe integroi lojtarët e rinj. Pra, jo gjithmonë ka të bëjë të jesh i suksesshëm vetëm me titujt që fitoni, por edhe me mënyrën se si veproni me ekipin. Dominimi që Bayern ka treguar si brenda, ashtu edhe në Evropë, stili i tyre sulmues i lojës me shumë gola dhe rekorde të reja, me të vërtetë është shumë mbresëlënës. Duke mos dashur të nënvlerësoj asgjë nga arritjet e trajnerëve të tjerë, mendoj se njëri ishte thjesht pak më i suksesshëm. Dhe ai ishte Flick, ka nënvizuar Matthaus.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

FFK reagon për incidentet e kësaj fundjave

Kjo fundjavë në futbollin e Kosovës u përcjell me disa incidente dhe me dhunë në ndeshje të Ligës së Parë dhe të Ligës së...

Sulmohet gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Ferizajt dhe Ulpianës, intervenon edhe Policia e Kosovës

Dueli ndërmjet Ferizajt dhe Ulpianës nuk e ka gjetur fundin. Takimi është ndërprerë në minutën e 95-të, pasi që gjyqtari kryesor i ndeshjes Petrit...

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Recent Comments