No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Drita arkëton tri pikë ndaj Llapit

Drita arkëton tri pikë ndaj Llapit

Skuadra kampione në fuqi, Drita ka shënuar fitore në shtëpi kundër Llapit, në ndeshjen e mbetur të javës së parë.  Gjilanasit vuajtën shumë në duel me llapjanët, por në fund iu gëzuan fitores (1:0) duke iu falënderuar golit të shënuar nga kapiteni Ardian Limani, në minutën e 17-të. Llapi ishte shumë më këmbëngulës në këtë takim dhe e pati po thuajse gjatë tërë ndeshjes iniciativën në lojë, por nuk arriti ta gjejë golin. Në fakt, në minutën e 87-të llapjanët shënuan, por goli nuk ishte i vlefshëm për shkak të pozitës jashtë loje. Në anën tjetër, gjilanasit patën edhe një mundësi të mirë në minutën e 73-të, kur Xhevdet Shabani e goditi traversën. Pas kësaj fitoreje Drita ngjitet në kuotën e 33 pikë dhe tani ka vetëm dy pikë më pak se Ballkani.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments