No menu items!
Ballina KRYESORE Batatina: E dominuam Dritën, por ia falëm golin!

Batatina: E dominuam Dritën, por ia falëm golin!

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur i mërzitur për faktin që skuadra e tij doli duarbosh nga stadiumi i qytetit në Gjilan në përballje me Dritën, por ishte i kënaqur me atë çfarë tregoi skuadra e tij. Madje, ai vlerësoi se Llapi në këtë ndeshje së paku e ka merituar një pikë. “Nga minuta e parë e kemi dominuar Dritën, e cila është kampion në fuqi dhe mban pozitën e dytë. Nëse e shohim si u zhvillua ndeshja e kemi dominuar lojën në çdo aspekt, por ia falëm golin. Djemtë treguan një karakter të madh. Në pjesën e parë Llapi kishte 4 raste e Drita vetëm një gjysmërast dhe nga ai na ndëshkoi. Edhe pas golit kemi sulmuar me të gjitha forcat. Mendoj se Llapi është duke u penalizuar me portën, pasi kemi telashe me portier dhe duhet të bëjmë zgjidhje”, ka thënë Batatina, duke shtuar: “Sot kemi luajtur lojë shumë të mirë taktikisht dhe nuk i kemi dhënë hapësirë Dritës. Me këtë skuadër dhe me kësi paraqitje nuk besoj se do të mungojnë rezultatet në të ardhmen. Sot, të paktën është dashur të dalim me një pikë nëse jo edhe me tri pikë. Realisht, sot nuk e kemi ditur kush është kampioni, Drita apo Llapi”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments