No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Djali i Maradonës i kërkon Barçës ta heqë nga përdorimi fanellën me...

Djali i Maradonës i kërkon Barçës ta heqë nga përdorimi fanellën me nr. 10

Diego Armando Maradona Sinagra është një nga djemtë e Maradonës. Ai lindi në Napoli, në vitin 1986, si rezultat i marrëdhënies së yllit të futbollit me Cristina Sinagra. I njohur nga “Pelusa” më 2016, vitet e fundit ata kishin pasur një marrëdhënie të ngushtë. Pas vdekjes së babait të tij, ai ka folur në gazetën “Marca”.

Në intervistë, djali i Maradonës pohon se Barcelona duhet ta heqë fanellën me numrin 10, që mbante babai i tij, tani në pronësi të Leo Messit. Ai beson se të gjitha ekipet e Maradonës duhet ta heqin fanellën me këtë numër: “Në ekipet ku babai luajti, mendoj kështu, përfshirë edhe Barçën duhet nxjerrë nga qarkullimi numri 10. Unë nuk kam asnjë dyshim”.

Djali i Maradonës gjithashtu komentoi se atij i pëlqeu homazhi i Messit, teksa hoqi fanellën e vet dhe poshtë saj ekspozoi atë të Maradonës, që kishte veshur i ri te Neëell’s Old Boys: “Ai veprim më preku shumë. Kanë qenë ditë shumë emocionuese. Gjetja e Leos ishte e veçantë, shumë e bukur. Më emocionoi shumë, më bëri të qaj. Gjithashtu ai i Napolit; triumfi i Gimnastia; çfarë ndodhi me Boca, ku ishte Dalma … Ishin homazhe shumë emocionale”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Nga maji, tifozët do të lejohen në ndeshjet e Serie A

Kryeministri italian, Mario Graghi ka shpallur masat e reja për Covid-19. Ai deklaroi se nga prilli, sportet si futsall,...

Zemërgjerësia e Neymarit, paguan 142 punëtorë pa punuar

Neymar Junior shkëlqen edhe në luftën kundër Koronavrusit, me pandeminë që po shkatërron planetin dhe po godet fort Brazilin.

Dy gola për katër minuta, mbyllet me spektakël pjesa e parë në sfidën Everton – Tottenham

Pjesa e parë e Everton-Tottenham, ndeshja hapëse e javës së 32-të të Premier Leagues, është mbyllur me rezultatin 1-1.

Presidentja Osmani: Xhudistet tona të arta me medalje e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lart e më lart!

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar lartë punën e xhudistëve kosovarë në garat ndërkombëtare në veçanti, Distria Krasniqin. Krasniqi, sot fitoi medaljen...

Recent Comments