Atletico Madridi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Bayern Munchen. Ekipi spanjoll nuk gjeti fitoren, pavarësisht se përballë kishte një ekip të gjymtuar. Trajneri Hansi Flick përdori rotacion, por sërish vendasit nuk arritën të fitonin.
Pjesa e parë u mbyll me fitoren e madrilenëve, pasi Joao Felix dërgoi topin në rrjetë. Llorente futi një top mjaft të mirë brenda zonës dhe portugezi nuk gaboi për 1-0. Talenti u shmang mjaft mirë mbrojtjes dhe përshëndeti rrjetën.
Bayerni bëri ndryshime në pjesën e dytë dhe barazoi në minutën e 87′. Ishte Muller që dërgoi topin në rrjetë me anë të një penalltie. Ai i dha një pikë skuadrës së tij në këtë transfertë që u mbyll me rezultatin 1-1. Gjermanët janë të kualifikuar, ndërsa Atleticoja ka dhe një finale përpara.