No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Liga e Parë e padisiplinuar, shumë punë për Komisionin e Garave

Liga e Parë e padisiplinuar, shumë punë për Komisionin e Garave

Përderisa ndeshjet e elitës së futbollit kosovar në javën që e lamë pas ishin të qeta dhe gjithçka shkoi në mënyrën më të mirë, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për Ligën e Parë, ku nga  ndeshjet e javës së 13-të i doli jo pak punë Komisionit të Garave të FFK-së. Në fakt, ky komisioni ka iniciuar shtatë procedura disiplinore për shkak të sjelljeve josportive dhe lëshimeve në organizim të ndeshjeve.

Më poshtë vendimet e Komisionit të Garave të publikuara nga FFK:

Komisioni i Garave i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje: Abdyl Bellopoja, Isak Ejupi dhe Agim Kastrati në mbledhjen e mbajtur më datën 01.12.2020, lidhur me regjistrimin e ndeshjeve të Superligës dhe Ligës së Parë për Kampionatin 2020/2021, administroi tërë materialin e prezantuar nga zyrtarët e ndeshjeve, andaj bazuar në nenin 75 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, në bazë të autorizimeve që ka mori këto:

V E N D I M E

1.Regjistrohen ndeshjet e javës së 15-të të Superligës dhe të javës së 13-të të Ligës së Parë në futboll për edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Duke i shqyrtuar dhe analizuar raportet e delegatëve, kontrollorëve si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i Garave duke u bazuar në raportet e zyrtarëve të FFK-së dhe pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive dhe (raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mjeteve të informacionit) gjeti prova për:

 
Inicim disiplinor

-ndaj KF Dardana; motivi: për lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së 13-të të Ligës së Parë, Dardana – Ramiz Sadiku.

-ndaj kryetarit të KF Dardana, Sevdaim Kastrati; motivi: Ka penguar kameramanin e autorizuar nga FFK për t’u futur në stadium, për çka ishte ndërprerë ndeshja në minutën e 5-të, derisa organet e FFK-së kishin ndërhyrë dhe i njëjti është lejuar ta bëjë punën e tij, në ndeshjen e javës së 13-të të Ligës së Parë, Dardana – Ramiz Sadiku.

-ndaj KF Vitia; motivi: lëshime në organizimin e ndeshjes së javës së 13-të të Ligës së Parë, Ulpiana – Kika.

-ndaj drejtorit sportiv të KF Vitia, Afet Daloshi nr.personal 1004586502; motivi: Pas përfundimit të ndeshjes rreth mesit të fushës kishte sulmuar fizikishtasistentin e dytë Fisnik Rama, pastaj edhe asistentin e parë Fatmir Abrashi, duke ju shkaktuar lëndime trupore, për çka është dashur ndihma mjekësore për gjyqtarët në ndeshjen e javës së 13-të të Ligës së Parë, Vitia – 2 Korriku.

-ndaj zyrtarit të KF Vitia; Arben Sahiti ID#019252M81; motivi: Pas përfundimit të ndeshjes rreth mesit të fushës kishte sulmuar fizikisht gjyqtarët e ndeshjes duke ju shkaktuar lëndime trupore, për çka është dashur ndihma mjekësore për gjyqtarët në ndeshjen e javës së 13-të të Ligës së Parë, Vitia – 2 Korriku.

-ndaj lojtarit të KF Kika, me nr. 3 Durim Biqkaj, ID#001900M91, për shkak të ndërhyrjes së pa lejuar si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt, në ndeshjen e javës së 13-të të Ligës së Parë, Ulpiana – Kika.

-ndaj lojtarit të KF Trepça, me nr.14 Sead Isufi, ID 003885M01; motivi: Në minutën e 78, godet me bërryl lojtarin kundërshtar, për çka ndëshkohet me karton të kuq direkt, në ndeshjen e javës së 13-të, Trepça-Liria.


Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime tek Komisioni Disiplinor i FFK-së/ Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.

Me respekt,
Komisioni i Garave i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Nga gara për titullin kampion, deri te ndeshjet e Kombëtares, flet Armend Thaqi

Ballkani ka filluar të marrë frymë më lehtë pas fitores së fundit në vikend ndaj Drenicës në shtëpi. Skuadrën e Bledi Shkëmbit e pret...

Sa më shumë që forcohet gara, aq më shumë rriten akuzat ndaj arbitrave

Arbitrat e futbollit në Kosovë janë në qendër të vëmendjes në fillim të stinorit pranveror, por jo për të mirë. Pas çdo xhiroje akuzat...

FFK mbajti trajnimin e parë online për sistemin VAR

Ekipi i projektit VAR në FFK është duke punuar me intensitet në procesin e implementimit të tij. Puna në këtë projekt ka...

Avni Nuha rizgjidhet kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës

Në Kuvendin e Punës dhe Zgjedhor të mbajtur nga Federata e Çiklizmit e Kosovës, delegatët ia kanë besuar edhe një mandat tjetër...

Recent Comments