No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Kosova pëson sërish keq nga Holanda

Kosova pëson sërish keq nga Holanda

Me të njëjtin rezultat sikurse në Prishtinë prej 6:0, Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka pësuar humbje edhe në tokën e tulipanëve nga Holanda. Pjesa e parë e ndeshjes kaloi në mbizotërim të plotë të vashave holandeze, por të cilat nuk arritën asnjëherë të shënojnë, ngase portierja Florentin Kolgeci dhe mbrojtja me vetëmohim arritën të parandalonin sulmet  e parreshtura të sulmueseve mikpritëse. Pjesa e dytë sërish nisi me trysni dhe sulme ndaj portës së vashave të Kosovës dhe në minutën e 49-të arriti të shënojë Snoiejs. Vetëm dy minuta më vonë për rezultatin 2:0 shënoi Roord.  Sulmet e holandezeve nuk u ndalën dhe mbrojtja e jonë ishte e pafuqishme dhe në minutën e 58-të me një gol të bukur për 3:0 shënoi Martens. Dukej qartë dallimi në të gjitha segmentet ndërmjet holandezeve dhe dardaneve, prandaj edhe golat u pësuan shpejt e lehtë. Futbollistja holandeze Snoeijs ishte e disponuar për lojë, pasi shënoi edhe në minutat e 75-të dhe 84-t. Një minutë më herët në atë 83-të shënoi Roord dhe ndeshja u mbyll njëjtë si në Prishtinë me rezultat 6:0.

Holanda – Kosova  6:0 (0:0)

Stadiumi: Rat Verlegh Stadion – Breda

Gjyqtarë:Barbara Poxhofer, Sara Telek, Biljana Iskin dhe Maria Ennsgraber(AUT).

Shënues: Snoeijs(49, 75, 84), Roord(51, 83), Martens(58)

K.V. Syla

Holanda: Kop, Van Es, Van der Gragt, Van Dongen, Rord, Kaagman(Pelove), Wilms(Van der Sanden), Martens(R.Jansen), Beerenstyne(Smits) e Snojes.

Kosova: Kolgeci, E. Kastrati, Kryeziu(Grajçevci), Syla, Avduli, Uka, Berisha( An. Rexhepi), Shala, Halilaj, Biçkaj(Misini) e Ar.Rexhepi(F. Kastrati).

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Penza fiton ndaj Prishtinës dhe kalon në finale

Pikët e amerikanës Gabrielle Cooper, me sirenë ia siguroi finalen Penzës në “play-offin” e Superligës për femra. Penza ka...

Dortmundi skuadra e parë në Europë që u jep hapësirë më së shumti të rinjve

Observatori i Futbollit, CIES, ka publikuar ditën e sotme një tjetër studim të kryer prej tyre, ku listojnë klubet më të mira...

Gafa e portierit të Fenerbahçes bëhet “hit” në internet

Gafa e portierit të Fenerbahçes, Atlai Bajindir është duke bërë xhiron e internetit. Gardiani 22-vjeçar, pësoi një gol të çuditshëm në sfidën...

Dardanët e rinj arrijnë në Sofje

Kombëtarja e Kosovës U17 ka arritur në Sofje, ku më 14 dhe 16 prill do t’i luajë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren...

Recent Comments