Javën e ardhshme Kosova dhe Shqipëria, do t’i mësojnë kundërshtarët për kualifikimet e rregullta për Botërorin 2022, që për herë të parë ky event do të mbahet gjatë dimrit.
Në “Katar 2022” do të kualifkohen 13 skuadra, kurse Kosova dhe Shqipëria do të garojnë për një nga këto vende.
Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë në vazon e pestë, ku do të ketë katër kundërshtarë të fortë dhe një të dobët. Ndërsa, Kombëtarja e Shqipërisë gjendet në vazon e katër.
Ditën kur do të hedhet shorti do të jetë të hënën.
Vazo 1: Belgjikë, Francë, Angli, Portugali, Spanjë, Itali, Kroaci, Danimarkë, Gjermani, Holandë.
Vazo 2: Zvicër, Uells, Poloni, Suedi, Austri, Ukrainë, Serbi, Turqi, Sllovaki, Rumani.
Vazo 3: Rusi, Hungari, Irlandëm Rep.Çeke, Norvegji, Irlandë e Veriut, Islandë, Skoci, Greqi, Finlandë.
Vazo 4: Bosnje-Hercegovinë, Sllovani, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, SHQIPËRI, Bullgari, Izrael, Bjellorusi, Gjeorgji, Luksemburg.
Vazo 5: Armeni, KOSOVË, Qipro, Ishujt Faroe, Azerbajxhan, Estoni, Kazakistan, Lituani, Letoni, Andorra.
Vazo 6: Maltë, Moldavi, Lihteshtejn, Gjibraltar, San Marino.