No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Intelektualët dhurojnë 10 karroca për Shëndetësinë e Përgjithshme në Gjilan

Intelektualët dhurojnë 10 karroca për Shëndetësinë e Përgjithshme në Gjilan

Tifozët e klubit Drita, Intelektualët, i kanë ndalur në ndihmë “Spitalit të Shëndetësisë së Përgjithshme” në Gjilan, teksa i kanë dhuruar dhjetë karroca për shëndetësinë primare dhe sekondare.

Njoftimi i bërë nga Komuna e Gjilanit:

“Grupi i tifozëve të klubit të futbollit Drita, Intelektualët, i kanë dhuruar të martën dhjetë karroca për nevoja të pacientëve në shëndetësinë primare dhe sekondare.

Në emër të Komitetit emergjent të Gjilanit, donacionin e ka pranuar drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, i cili ka falënderuar grupin e tifozëve Intelektualët për këtë donacion, duke thënë se kjo ndihmë në kohë pandemie është tejet e mirëseardhur.

Fisnik Salihu, në emër të tifo klubit Intelektualëve, tha këtë iniciativë e kanë marrë me të kuptuar nevojat që ka shëndetësia primare dhe sekondare e kësaj komune.

“Në këtë rast, duhet ta falënderojmë presidentin e klubit, Valon Murseli dhe tifozët tanë që u janë përgjigjur pozitivisht thirrjes për mbështëtje. Shpresojmë që këto karroca do t’iu shërbejnë pacientëve dhe shpresojmë që kjo pandemi të kalojë shpejtë”, ka thënë Salihu.

Fjalë falënderimi për këtë donacion të Intelektualëve pati edhe drejtori klinik i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, Dr. Ukshin Ismaili dhe drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Dr. Arbenita Hajdari”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Manchester City blindon Foden me një rrogë marramendëse

Phi Foden ka shpërthyer. Në përballjen e dyfishtë kundër Borussia Dortmund në çerekfinalet e Champions League ka qenë vendimtar në të dy ndeshjet, për...

Musaila realizon dy gola, Bayern fluturon (VIDEO)

Bayern Munich e mbyll pjesën e parë në fushën e Wolfsburg me rezultatin 3-1. https://streamable.com/7jwios Pas fillimit super të djemve të Hansi Flick me golin e...

Edhe një medalje e madhe për Kosovën, Akil Gjakova në finale të Evropianit

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Evropianin e xhudos në Lisbonë. Akil Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Akili...

Ylli i Chelsea-t zbulon prapaskenën: Doja të tërhiqesha në moshën 17 vjeç

Jorginho, mesfushori i Chelsea-t, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Daily Mail. “Po të isha bërë një futbollist profesionist në Brazil, do të...

Recent Comments