No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Hetimi për vdekjen e Maradonës: Policia bastis shtëpinë dhe klinikën e mjekut

Hetimi për vdekjen e Maradonës: Policia bastis shtëpinë dhe klinikën e mjekut

Prokurorët argjentinas po hetojnë mjekun e Diego Maradona-s, për vrasje të mundshme pas vdekjes së legjendës së futbollit 6 ditë më parë.

30 policë në Buenos Aires kanë kontrolluar shtëpinë dhe klinikën private të dr. Leopoldo Luque dhe 20 të tjerë kanë qenë në klinikën e tij, ndërsa përpiqen të përcaktojnë nëse kishte neglizhencë në trajtimin e Maradona pas operacionit.

60-vjeçari vdiq nga një sulm në zemër në shtëpinë e tij ku ishte duke u shëruar.

Dr. Luque nuk është arrestuar. Ai mohon çdo akuzë të mundshme.

Më herët në nëntor, Maradona kreu një operacion të suksesshëm në tru dhe në vijim, do të trajtohej për varësinë nga alkooli.

Vajzat e tij kanë kërkuar detaje në lidhje me mjekimin e babait të tyre.

Në çfarë është përqendruar hetimi?

Kontrolli i policisë u urdhërua nga prokurorët që po përpiqen të ndërtojnë një pasqyrë të ngjarjeve që ndodhën ditët e fundit të Maradonës në shtëpi.

Ata morën kompjuterë, telefona celularë dhe shënime mjekësore, thonë zyrtarët.

Ekzistojnë dyshime se rimëkëmbja e yllit në shtëpi mund të mos ketë përmbushur kushtet e daljes së tij nga klinika, të tilla si një ekip 24-orësh i infermierëve “të specializuar në abuzimin e substancave”, prania e mjekëve dhe një ndihmë ambulancë e pajisur me defibrilator.

Zyrtarët duan të dinë për përfshirjen e 39-vjeçarit, mjekut Luque, në angazhimet e rikuperimit të Maradonës në shtëpinë e yllit të ndjerë.

Cila është linja e mbrojtjes së dr. Luque?

Në një konferencë emocionuese për shtyp të dielën, dr. Leopoldo, i cili është përshkruar si mjeku personal i futbollistit, qau, duke thënë se ai kishte bërë gjithçka që mundej për të shpëtuar jetën e një shoku. Mjeku tha se Maradona “ishte trishtuar shumë kohët e fundit”.

Në një moment, ai u dha përgjigje gazetarëve:

“Ju doni të dini se për çfarë jam përgjegjës? Për dashurinë e tij, për kujdesin ndaj tij, për zgjatjen e jetës së tij, për përmirësimin e saj deri në fund.”

Mjeku tha se ai kishte bërë “gjithçka që mundej, deri në të pamundurën”.

Pastaj, duke adresuar disa nga shqetësimet që po shqyrtojnë autoritetet, dr. Luque hodhi dyshime se cili ishte roli i tij në të vërtetë.

“Nëse më pyet, unë jam një kirurg neurologjik dhe puna ime mbaroi. Unë mbarova me të”, tha ai duke iu referuar operacionit të nëntorit.

Luque u shpreh se këmbëngulja për rimëkëmbjen e Maradona-s në shtëpi nuk ishte përgjegjësia e tij.

“Maradona duhet të kishte shkuar në një qendër rehabilitimi. Nuk donte”, tha dr. Luque, duke e quajtur yllin e ndjerë “të pakontrollueshëm”.

Ai gjithashtu tha se nuk e dinte pse nuk kishte defibrilator ose kush ishte përgjegjës për faktin se nuk kishte asnjë ambulancë jashtë shtëpisë së Maradonës.

Dhe shtoi:

“Diego ishte shumë i trishtuar, ai donte të ishte vetëm, dhe kjo nuk është për shkak se ai nuk i donte vajzat e tij, familjen e tij ose ata përreth tij.”

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Manchester City blindon Foden me një rrogë marramendëse

Phi Foden ka shpërthyer. Në përballjen e dyfishtë kundër Borussia Dortmund në çerekfinalet e Champions League ka qenë vendimtar në të dy ndeshjet, për...

Musaila realizon dy gola, Bayern fluturon (VIDEO)

Bayern Munich e mbyll pjesën e parë në fushën e Wolfsburg me rezultatin 3-1. https://streamable.com/7jwios Pas fillimit super të djemve të Hansi Flick me golin e...

Edhe një medalje e madhe për Kosovën, Akil Gjakova në finale të Evropianit

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Evropianin e xhudos në Lisbonë. Akil Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Akili...

Ylli i Chelsea-t zbulon prapaskenën: Doja të tërhiqesha në moshën 17 vjeç

Jorginho, mesfushori i Chelsea-t, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Daily Mail. “Po të isha bërë një futbollist profesionist në Brazil, do të...

Recent Comments