No menu items!
Ballina SPORTE TJERA Grosjean nga spitali: Mbrojtësja prej kurore më shpëtoj jetën!

Grosjean nga spitali: Mbrojtësja prej kurore më shpëtoj jetën!

Megjithse më parë ka qenë skeptik për barrierën mbrojtëse të vendosur para kabinës së pilotit në makinat e Formula 1, Romain Grosjean thotë se pajisja mund t’i ketë shpëtuar jetën pas aksidentit të tmerrshëm në garën e Bahrein Grand Prix, ku makina e tij u nda në dy pjesë dhe u pushtua nga flakët.

Incidenti ndodhi në xhiron e parë të garës së të dielës kur Grosjean “u ngul” me mjetin e tij në barrierat mbrojtëse pas kontaktit me Daniil Kvyat më kthesën e tretë. Francezi arriti të ngrihej e të largohej nga makina e tij por kaloi natën në spital për disa të djegura në duar.

“Dua të them se jam mirë,” tha Grosjean në një video nga krevati i spitalit, i cili garon me skuadrën Haas-Ferrari.

“Falemnderit për mesazhet. Nuk kam qenë dakord kur u vendos mbrojtësja në formë kurore para pilotit disa vjet më parë. Por tani mendoj se është gjëja më e madhe që është bërë. Sikur të mos ishte për të nuk do të mund të flisja me ju sot”.

Mbrojtësja prej titani është tashmë e detyrueshme për të gjitha makinat garuese në F1 që prej prezantimit në 2018. Ajo mbron kroskotin e pilotëve dhe mund të durojë peshën e një autobuzi me dy kate, sipas Formula 1.

Ndërsa shoferi i skuadrës Renault, Daniel Ricciardo shprehu kritika për mënyrën sesi përplasja e Grosjean u transmetua në televizion.

“Fillimisht jam i lumtur që ai është mirë. Por jam shumë i zhgënjyer me Formula 1 për shfaqjen e vazhdueshme të pamjeve të rënda të zjarrit, të makinës së ndarë më dysh. Kujt i nevojiten këto? Familja e tij e shikonte atë, nuk është e bukur të transmetohen këto gjëra me stil ‘Hollywood’.”

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Reagon Dajaku: Mos përhapni dezinformata, nuk e kam refuzuar Kosovën

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Leon Dajaku ka reaguar përmes një postimi në Instagram duke deklaruar se ende nuk ka vendosur se...

Kombëtarja shqiptare, 3 milionë euro për Botërorin! Zbulohet premioja nga FSHF për kualifikimin historik

Shqipëria ka nisur edicionin kualifikues drejt Botërorit, “Katar 2022”. Në tri takimet e para, kuqezinjtë kanë bërë “detyrat e shtëpisë” sa u takon...

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Recent Comments