No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Almir Kryeziu - futbollisti që po shkëlqen, por që ishte afër ta...

Almir Kryeziu – futbollisti që po shkëlqen, por që ishte afër ta linte futbollin!

Almir Kryeziu është duke fascinuar me paraqitje me skuadrën e tij Arbëria.

Futbollisti anësor së fundi është ftuar edhe nga Kombëtarja e Kosovës U21, ku paraqitjet e tij ishin për t’u duartrokitur.

Por, futbollisti më parë kishte menduar ta linte futbollin pasi qe klubi i njohur kosovar, Liria nga Prizreni, e largoi atë nga skuadra.

Pavarësisht kësaj, dashuria ndaj futbollit ia mposhti mërzinë dhe dëshirimi që e kaploi futbollistin.

“Karrierën e kam filluar te Liria e Prizrenit, aty i kam kryer të gjitha grupmoshat deri në momentin kur mu dha rasti të futem në ekipin e parë, por aty nuk llogariten në shërbimet e mija dhe si pasojë e kësaj u huazova në skuadrën e Rahovecit për gjashtë muaj. Pastaj jam kthyer te ekipi i fshatit tim Xerxa, aty bëja paraqitje të mire ku më pastaj u transferova te Arbëria.  Ndoshta ka ndikuar shumë që nuk jam dorëzuar, jam kanë i mërzitur që më kanë larguar nga ekipi Liria, por dëshira për futbollin ka bërë që të jem këtu ku jam tani”, tha Kryeziu në kronikën e ‘Duelit Sportiv’.

Qysh tash interesimi për Kryeziun nuk mungon nga klubet kosovare por edhe ato ndërkombëtare.

“Pas paraqitjeve të mija me Arbërinë edhe me Kosovën U21, janë interesuar disa klube neëBelgjik dhe Turqi. Por, për këto punë do të kujdeset menaxheri im dhe unë të punoj sa më shumë”, shtoi Kryeziu.

Kronikën e plotë nga ‘Dueli Sportiv’ mund ta shikoni në këtë link: https://www.facebook.com/DueliSportivRTVD/videos/704955560457310/?t=182 

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Ish-futbollisti shqiptar ndërron jetë nga Covid-19

Covid-19 i ka marrë jetën ditën e sotme, ish-futbollistit të shquar të Turbinës, Ndriçim Beshiri, zemra e të cilit pushoi të rrahuri...

Nga maji, tifozët do të lejohen në ndeshjet e Serie A

Kryeministri italian, Mario Graghi ka shpallur masat e reja për Covid-19. Ai deklaroi se nga prilli, sportet si futsall,...

Zemërgjerësia e Neymarit, paguan 142 punëtorë pa punuar

Neymar Junior shkëlqen edhe në luftën kundër Koronavrusit, me pandeminë që po shkatërron planetin dhe po godet fort Brazilin.

Dy gola për katër minuta, mbyllet me spektakël pjesa e parë në sfidën Everton – Tottenham

Pjesa e parë e Everton-Tottenham, ndeshja hapëse e javës së 32-të të Premier Leagues, është mbyllur me rezultatin 1-1.

Recent Comments