Gentian Mezani dhe SC Gjilani kanë ndarë rrugët. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e skuadrës gjilanase.
Ky shkarkim vjen pas rezultateve të dobta. Trajner i “Skifterave” në vazhdim do jetë Sallah Sherifi
KOMUNIKATË ZYRTARE
Pas ndeshjes derbi të zhvilluar dje, sot kryesia e klubit mbajti takim së bashku edhe me trajnerin Gentian Mezani, ku u analizua rrjedha e deritanishme e kampionatit.
Pas insistimit të trajnerit kryesia e klubit pranoi dorëheqjen e ofruar nga Gentian Mezani, i cili edhe në periudhen kur mungoi për shkaqe familjare, kishte ofruar dorëheqje por që nuk ishte pranuar.
SC Gjilani e falemnderon shumë trajnerin Mezani për punën dhe rezultatet e arritura së bashku në kampionatin e kaluar. Klubi i dëshiron suksese në karrierë Gentjan Mezanit.
Ekipin në ndeshjet në vazhdim do ta udhëheq Drejtori Sportiv Sallah Sherifi.