Llapi arriti që më në fund të kthehet tek fitoret pas disa javëve me rezultate negative. Skuadra e Tahir Batatinës arriti të fitojë si mysafire e Drenicës.
Goli i fitorës për “Legjendat” u shënua krejt në fund të ndeshjes, teksa nuk ishte një gol i zakonshëm.
Arbnor Ramadani me një goditje “snajper” tundi portën e Drenicës për t’i marrë tre pikët e ndeshjes me vete në Podujevë.
Mesfushori gjilanas në një bisedë me “Olle” pas ndeshjes tregoi rëndësinë që ky gol pati për të dhe për skuadrën e tij.
“Mendoj se na është nevoitur një fitore që të rikthejmë vetëbesimin pas disa rezultateve dëshpëruese që patëm, besoj që kjo fitore do të na bëjë mirë dhe do na ngritë moralin si mua si gjithë bashkëlojtarëve, shpresoj që të vazhdojmë me rezultate të mira edhe në vazhdim”, ka theksuar Ramadani.
“Është ndjenjë e mirë të shënosh, por më shumë më gëzon fakti që morëm fitore dhe dolëm të fituar nga një ndeshje e vështirë kundër një rivali të fortë”, ka nënvizuar ai.