No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Dardanet mëtojnë paraqitje dinjitoze përballë Holandës

Dardanet mëtojnë paraqitje dinjitoze përballë Holandës

Mikpritja tejet e ngrohtë holandeze jo vetëm në hotel por edhe në stadium, po dëshmohet si e veçantë për Kombëtaren e Kosovës në konkurrencën e femrave gjatë qëndrimit në Breda. Në stadiumin e këtij qytetit, në tribunat veri dhe jug është shkruar mbishkrimi “Mirë se vini Kosovë”. Pikërisht në këtë stadium Dardanet e zhvilluan stërvitjen e fundit para përballjes së nesërme me Holandën, e cila fillon në orën 18:30. Vashat tona punuan me një përkushtim të madh dhe atmosferë të mirë sportive, duke pasur parasysh se nesër do të përballen me një kundërshtarë shumë të fortë. Duke u bazuar në njohuritë për Holandën dhe përvojën nga ndeshja e kaluar, futbollistet tona ushtruan disa skema të lojës, duke u përqendruar në mbrojtje. Edhe pse të vetëdijshme për cilësitë e holandezeve, vashat tona nuk do të hyjnë në këtë ballafaqim me flamur të bardhë, ani pse kanë mungesa të shumta e sidomos mungesa e Erëleta  Memetit, e cila u largua ditë më parë për shkak të obligimeve ndaj klubit të saj Frieburg. Ndeshja kundër Holandës do të jetë ndeshja e fundit e Dardaneve për ciklin kualifikues të Kampionatit evropian, që do të mbahet në vitin 2022.

Deklaratat pas stërvitjes:

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Batatina “thumbon” Gjilanin: “Ndërresat vija vija, kur dojmë vijmë ju mujm te shpija”

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është shprehur tejet i lumtur me fitoren e sotme të skuadrës së tij ndaj Gjilanit. Madje, ai...

Llapi e befason Gjilanin, Edon Sadriu ndëshkon ish-skuadrën me dy gola

Llapi ka arritur të ndal serinë prej katër ndeshjeve pa humbje të Gjilanit. Skuadra e drejtuar nga trajneri Tahir...

Prishtina fiton pa problem ndaj Arbërisë

Prishtina ka shënuar fitoren me rezultatin 2:0 ndaj Arbërisë të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Kryeqytetasit me...

Manchester City blindon Foden me një rrogë marramendëse

Phi Foden ka shpërthyer. Në përballjen e dyfishtë kundër Borussia Dortmund në çerekfinalet e Champions League ka qenë vendimtar në të dy ndeshjet, për...

Recent Comments