No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Boca Juniors nderon Maradonën!

Boca Juniors nderon Maradonën!

Fundjava që lamë pas ishte plot me homazhe në nder të Diego Armando Maradonës në të gjithë botën, megjithatë emocionet më të forta erdhën nga Bombonera aty ku zbritën në fushë dy prej skuadrave me të cilat El Pibe D’Oro ka luajtur, Boca Juniors dhe Newells Old Boys.

Për ta nderuar klubi i Bocas kishte vendosur që të githë futbollistë të mbanin mbi shpinë emrin Maradona, për më tepër që të dyja skuadrat zbritën në fushë me fanellën e tij me numër 10. Ishte një ndeshje e gjitha kushtuar Maradonës, nga fillimi deri në fund.

Nisi me homazhe për legjendën, teksa në pushimin e ndeshjes u përsërit sërish gjesti i bërë të mërkurën e shkuar, ditën kur Maradona ndërroi jetë për shkak të arrestit kardiak. U fikën të gjitha dritat e stadiumit dhe mbeti vetëm njëra ndezur, pikërisht dhoma, ku Maradona shijonte ndeshjet sa herë ishte i pranishëm në stadiumin “Bombonera”. Më pas në fund të ndeshjes lojtarët bënë një tjetër gjest prekës. Në stadium ishte e pranishme një nga vajzat e Diegos, Dalma Maradona dhe të gjithë lojtarët u drejtuan te ajo në fund të ndeshjes dhe i dedikuan fitoren e mbrëmshme ndaj Newell’s Old Boys.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Dortmund zgjedh ish-yllin e Milan si zëvendësues të Haaland

Erling Haaland është vënë në shënjestër të klubeve të mëdha të Europës. Nëse norvegjezi do të largohet nga Dortmund në merkaton e verës, verdhezinjtë duket...

Llapi arrin në finale të Kupës, një hap larg ëndrrës evropiane

Llapi është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës në futboll. Skuadra e trajnerit Tahir Batatina, barazoi 2:2 të mërkurën në Podujevë kundër Prishtinës,...

Andrea Agnelli i urryer i madh, pritet revolucion tek Juventusi

Të jesh i urryer, sepse je president i Juventusit, është normale. Andrea Agnelli, megjithatë, papritmas e pa veten armiku numër një publik në të...

Recent Comments