No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Batatina: Fituam me meritë

Batatina: Fituam me meritë

Llapi ka shënuar fitore të madhe në Skenderaj kundër Drenicës, duke fituar në castet e fundit të ndeshjes me golin e Arbnor Ramadanit.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina.

“Kemi analizuar gjatë gjithë javës Drenicën, e dimë se kemi qenë në presion të rezultateve dhe  të lojës. Sot kemi dominuar edhe në pjesën e parë, por edhe në të dytën. Loje që bëjmë ne mungon në skuadrat tjera, pasi bëjmë presion dhe luajmë mirë ne cdo ndeshje, ndaj Drenicës kemi bërë presion dhe me lojë të mirë fituam edhe ndeshjen. Fitoren ua uroj gjithë lojtarëve, stafit dhe tifozëve”, tha theksuar Batatina per ‘Art Sport’.

Ai shpreson se kjo fitore t’i sjellë fat llapjanëve. “Edhe kur kemi hyrë në elitë pikërisht kundër Drenicës i patëm dhënë fund krizës dhe në fund të kampionatit ishim nënkampion. Shpresoj që kjo fitore të na sjellë të njëjtin fat. Objektivi ynë është që të jemi në mesin e 5 skuadrave të para”, ka shtuar Batatina.

Llapi edhe me tutje gjendet në zonën e rrezikshme në klasifikim me vetëm 11 pikë të mbledhura pas 14 ndeshjeve të luajtura.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Presidenti i La Liga “shuplakë” Perezit: U tregove injorant

Kjo goditje vjen për kreun e Realit të Madridit pasi ka marrë fund ideja e krijimit të kompeticionit të ri.

Werder Bremen – Mainz, Rashica startues – formacionet zyrtare

Werder Bremeni do të jetë nikoqir i Mainzit në takimin e vlefshëm për xhiron e 30-të kampionale në Bundesliga.

Valverde i Real Madridit rezulton pozitiv me COVID-19,humbë ndeshjen e parë kundër Chelseat

Mesfushori uruguaian i Real Madridit, Fede Valverde ka rezultuar pozitiv në testimin për koronavirus. Lajmin e ka bërë të...

Dortmund zgjedh ish-yllin e Milan si zëvendësues të Haaland

Erling Haaland është vënë në shënjestër të klubeve të mëdha të Europës. Nëse norvegjezi do të largohet nga Dortmund në merkaton e verës, verdhezinjtë duket...

Recent Comments