Trajneri i njohur kosovar, Afrim Tovërlani duke folur për derbin e sotëm Gjilani – Drita dhe rreth zërave për largimin eventual të Gentjan Mezanit nga drejtimi i Gjilanit, ka thënë se nuk mban mend që një trajner i ardhur nga Shqipëria ka ofruar dorëheqje.
“Nuk e kam me Mezanin, por nuk e di që një trajner nga Shqipëria që ka punuar në skuadrat tona ka ofruar dorëheqje pas rezultateve të dobëta”, ka thënë Tovërlani. Ndërkohë, që rreth kësaj teme ka ndërhyrë gazetari Drilon Sylejmani, i cili ia ka bërë të ditur Tokit se ka qenë Shpëtim Duro, i cili ka dhënë dorëheqje pas serisë së rezultateve negative te Drita.
Sa i përket epilogut të derbit, trajneri prishtinas i cili së fundmi udhëhoqi Feronikelin u shpreh: “Gjilani ka mundur ta ‘vriste’ ndeshjen më herët në pjesën e parë me Prognin për të realizuar për 3:1”, deklaroi Tovërlani në RTV Dukagjini.
“Ajo që më bëri përshtypje ishin zëvendësimet e Dritës, të cilat ishin të qëlluara. Ishin momenti krucial i ndeshjes. Sidomos Vucaj, i cili është ndër më të mirët në Kosovës, ai ishte vendimtar”, ka shtuar Toki.