No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR 3 ndeshje, 3 fitore - Megzon Visoka rikthen A&N në binarët e...

3 ndeshje, 3 fitore – Megzon Visoka rikthen A&N në binarët e duhur

A&N arriti edhe fitoren e tretë radhazi me Megzon Visokën në krye të shtabit teknik. Prizrenasit po kalojnë një formë fantastike qysh prej kur pjesë e skuadrës është bërë trajneri i ri prishtinas. Sot, ata fituan ndaj skuadrës së rrezikshme të Malishevës, duke i rrëzuar këta të fundit nga pozita e parë në tabelën e Ligës së Parë. E çelësin e suksesit, objektivat, por edhe gjërat e tjera rreth klubit A&N i ka treguar Visoka në një intervistë për Olle.

“Fillimisht dua të them se jam shumë i lumtur me mënyrën se si ka filluar aventura ime tek klubi A&N. Tek skuadra realisht nuk kam bërë shume ndryshime sepse janë të njëjtit futbollistë që ishin edhe para se te shkoja unë aty. Ajo që unë bashkërisht me asistentët e mi kemi ndryshuar është kryesisht aspekti taktik, në strategjinë e lojës, në mënyrën se si duhet të sulmojmë e si duhet të mbrohemi. Futbollistët detyrat e dhëna nga unë dhe stafi teknik i kanë zbatuar relativisht mirë dhe si rrjedhojë e angazhimit dhe disiplinës së tyre edhe kemi arritur këto 3 fitore nën drejtimin tim”, ka theksuar Visoka.

Sa i përket fitores së sotme ndaj Malishevës, ai është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij. ”Përballë kishim një ndër skuadrat më të forta të këtij grupi. Angazhimi , disiplina taktike dhe karakteri që futbollistët e mi treguan ne ndeshjen e sotme janë për çdo lëvdatë dhe janë faktorët kryesor që morën 3 pikë shumë të merituara”, ka shtuar trajneri i skuadrës prizrenase.

Ai në fund nuk e ka fshehur objektivin e tij që A&N ta inkuadrojë në Superligë. “Objektivi ynë është që të luftojmë në secilën ndeshje, ta vlerësojmë secilin kundërshtar dhe pastaj ndeshje pas ndeshje do ta shohim se ku jemi. Mirëpo, duke e pare cilësinë që ka brenda skuadrës them me bindje të plotë se do të jemi një skuadër mjaft konkurruese”, ka nënvizuar Visoka.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Mbyllet pa fitues ndeshja Everton – Tottenham

Me ndeshjen Everton – Tottenham që është zhvilluar sonte është hapur java e 32-të në Premierligën angleze. Sfida ashtu...

Kurti: Xhudistet janë bërë sinonim i fitoreve dhe gëzimeve tona

Kryeministri Albin Kurti ka përgëzuar xhudistet tona, Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën për suksesin e arritur në Kampionatin Evropian në Lisbonë. Distria fitoi medaljen...

Ish-futbollisti shqiptar ndërron jetë nga Covid-19

Covid-19 i ka marrë jetën ditën e sotme, ish-futbollistit të shquar të Turbinës, Ndriçim Beshiri, zemra e të cilit pushoi të rrahuri...

Nga maji, tifozët do të lejohen në ndeshjet e Serie A

Kryeministri italian, Mario Graghi ka shpallur masat e reja për Covid-19. Ai deklaroi se nga prilli, sportet si futsall,...

Recent Comments