No menu items!
Ballina KRYESORE Sot një ndeshje në elitë, Besa sfidon Prishtinën

Sot një ndeshje në elitë, Besa sfidon Prishtinën

Sot hapet xhiroja e 15 e elitës së futbollit kosovar, e cila do të sjellë disa ballafaqime mjaft interesante.

Ndeshja e vetme që zhvillohet sot është ajo mes dy rivalëve të vjetër, Besës dhe Prishtinës.

Dy skuadrat kanë pozita dhe synime diametralisht të kundërta këtë edicion, me pejanët që gjenden në fund të tabelës dhe synojnë mrekullinë për të mbijetuar, ndërsa prishtinasit ndodhen në pozitën e katërt dhe me fitore eventuale iu bëjnë presion tri skuadrave të para në renditje.

Ndeshjen e parë kampionale mes dy skuadrave e kishte fituar Prishtina, 4:0.

Gjyqtar kryesor do të jetë Shpëtim Murtezi.

Ndeshja fillon prej orës 13:00 në fshatin Brestovik dhe transmetohet në Art Sport.

SUPERLIGA – SOT

13:00 Besa – Prishtina
Gjyqtarë: Shpëtim Murtezi, Safet Berisha, Hekuran Osmani, Arben Halilaj.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments