No menu items!
Ballina FUTBOLLI VENDOR Mesazh-urimi i presidentit të FFK-së për 28 Nëntor

Mesazh-urimi i presidentit të FFK-së për 28 Nëntor

Të nderuar krerë të institucioneve shtetërore,
Familje të heronjve e të dëshmorëve, invalidë e veteranë të luftës, veprimtarë të çështjes kombëtare;
Të nderuar drejtues të klubeve, futbollistë, trajnerë, ish-udhëheqës të sportit, ish-futbollistë, gjyqtarë, anëtarë të FFK-së, Dardanë e tifozë të klubeve, sponsorë e donatorë;
Të nderuar qytetarë të Kosovës!
Sot e festojmë 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit Kombëtar, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari dhe daljen e parë publike të UÇK-së!
28 Nëntori është njëra nga ditët më të rëndësishme dhe më të ndritshme të kombit shqiptar. Historia e popullit tonë është me vuajtje e sakrifica, por edhe përplot bujari e krenari.
Në këtë ditë të veçantë kujtojmë dhe nderojmë të gjithë atdhetarët, heronjtë dhe dëshmorët që nga periudha e rilindasve tonë e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së, të cilët punuan dhe luftuan deri në flijim për ruajtjen e identitetit të kombit shqiptar.
Kjo festë ka qenë dhe mbetet një vlerë e patjetërsueshme e kombit shqiptar. Kjo ditë na bashkon si komb, duke na e rikujtuar sakrificën e shumë gjeneratave nëpër shekuj për liri. Njëherësh kjo festë i frymëzon dhe i motivon brezat e rinj për atdhedashuri.
Situata me pandeminë ka bërë që kjo festë të festohet ndryshe nga vitet e kaluara, por ne si popull edhe në rrethanat më të vështira kemi ditur ta ruajmë traditën e kësaj feste dhe ta shprehim dashurinë ndaj flamurit kombëtar.
Prandaj,  më lejoni që të ju uroj përzemërsisht të gjithëve 28 Nëntorin, me urimin për shëndet dhe realizim të aspiratave tona si popull i lashtë, me shpresë e besim se e ardhmja e kombit tonë do të jetë e ndritshme dhe si pjesë e përbashkët e familjes së shteteve evropiane.
Lavdi e përjetshme të gjithë veprimtarëve dhe të rënëve për lirinë e kombit shqiptar!
Zoti e bekoftë kombin shqiptar!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dukagjini dhe Malisheva me fitore bindëse

Dukagjini dhe Malisheva kanë marrë fitoret e radhës për të vazhduar kështu luftën për inkuadrim në Superligë. Skuadra nga...

Shkëmbi i lumtur për fitoren në Drenas

Bledi Shkëmbi e ka vlerësuar si ndeshje shumë të vështirë ballafaqimin me Feronikelin. Trajneri i Ballkanit, Shkëmbi, megjithatë, i është gëzuar më...

Feronikeli humb, por Duro është i kënaqur me paraqitjen e ekipit!

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro, ka arsyetuar humbjen e skuadrës së tij ndaj Ballkanit. “Timonieri” i skuadrës nga Drenasi...

Drita fiton në “Riza Lushta”, ruan distancën me Ballkanin e Prishtinën

Goli i Festim Alidemës nga penalltia në minutën e 53-të, ia ka siguruar 3 pikë shumë të rëndësishme skuadrës së Dritës e...

Recent Comments