No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Tebas: Dua që Messi të qëndrojë, por marka La Liga është unike

Tebas: Dua që Messi të qëndrojë, por marka La Liga është unike

Lionel Messi është duke luajtur sezonin e tij të fundit te Barcelona por edhe në La Liga pasi me shumë gjasa sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e një tjetër kampionati. Diçka e tillë nuk i pëlqen presidentit të La Ligas Javier Tebas i cili do të dëshironte që të gjithë yjet të qëndronin në kampionatin spanjoll për të përmirësuar cilësinë, edhe pse ai e ka të qartë se La Liga nuk varet nga emrat, por në të njëjtën kohë pranon se emrat e mëdhenj kanë ndikim në përmirësimin e strategjisë.

“Gjithmonë kam thënë të njëjtën gjë. Unë dua Messin në La Liga, siç do të doja Cristiano Ronaldon, Kloppin, Mourinhon dhe Guardiolën. Ata shërbejnë për të përmirësuar strategjinë. Kur them se nuk është thelbësore, nuk dua të them që nuk ka efekt, por se nuk është i nevojshëm. Katër apo pesë vite më parë mendonin se çfarë do të ndodhte kur Messi dhe Cristiano të largoheshin dhe ne po punojmë në këtë drejtim. Do të ndodhë një ditë dhe ne jemi të përgatitur. Lojtarët janë shumë të rëndësishëm, por jo as të rëndësishëm sa paraqitet në media”.

“Neymar u largua nga La Liga në Ligue 1, por nuk shohim që kampionati francez të ketë pasur një rritje të jashtëzakonshme. Lojtari mund t’u ndihmojë, por nuk është thelbësor. Asnjë kontratë nuk thotë se nëse Messi largohet ne do t’ju paguajmë më pak. Ka tashmë kontrata të mbyllura për katër vitet e ardhshme. Sigurisht sponsorët mund të largohen, por marka La Liga që kemi krijuar është unike. Messi është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave dhe unë do të doja që ai të qëndronte në Spanjë për të përfunduar karrierën”, u shpreh Tebas.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

- Advertisment -

Të fundit

Tovërlani: Dikujt matematikat në fund të sezonit nuk kanë me i dalë

Trajneri i mirënjohur, Afrim Tovërlani, ka komentuar ndeshjet mes Llapit dhe Dritës si dhe Drenicës ndaj Prishtinës. Tovërlani tha...

Batatina: Kastriot Rexha e bëri diferencën

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Dritës. Llapi...

Nuhiu: Në pjesën e dytë shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Trajneri i Dritës, Ardian Nuihu është shprehur i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Llapit. Trajneri nga...

Kosova fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

Edhe në ndeshjen e dytë miqësore vashat e Kombëtares së Kosovës kanë arritur fitore në duel me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut,...

Recent Comments