No menu items!
Ballina FUTBOLLI MBARËKOMBËTAR Hysaj largohet në janar nga Napoli, por mbetet në Serie A!

Hysaj largohet në janar nga Napoli, por mbetet në Serie A!

Elseid Hysaj po kalon javët e tij të fundit në aventurën te Napoli. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili gjatë kësaj periudhe nuk ka luajtur pasi ka qenë pozitiv me koronavirus me shumë gjasa jo vetëm që nuk do të rinovojë kontratën e tij me të kaltrit por në janar do të largohet nga Napoli. Lajmi raportohet nga mediat italiane dhe më konkretisht ato që qëndrojnë afër klubit napoletan. “Calcionapoli24” ka bërë të ditur se mbrojtësi shqiptar do të firmosë në ditët e para të janarit me klubin e tij të ri. Emri i klubit mbetet një mister, por në mediat pranë skuadrës së kaltër janë të sigurt se Hysaj do t’i japë lamtumirën skuadrës së De Laurentiis për të gjetur një opsion më të rëndësishëm nga pikëpamja financiare, po brenda Serisë A.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Dy autogola dhe Messi “show”, Barcelona “manita” ndaj Getafes

Nuk e pati të lehtë sa duket nga rezultati, por Barcelona arriti të marrë tre pikë ndaj Getafes dhe të vazhdojë ndjeksjen...

Kosova VR siguron kalimin në Ligën e Dytë

Kampionati në Ligën e Tretë të futbollit kosovar ka për t’i zhvilluar edhe tri ndeshje deri në mbyllje të këtij edicioni, mirëpo...

Napoli turpëron Lazion

Napoli ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi ndaj Lazios me shifrat e thella 5:2, duke i turpëruar kryeqytetasit.

Adnan Januzaj realizon gol për Sociedadin

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj ka arritur të shënojë gol në sfidën që skuadar e tij Real Sociedad po e...

Recent Comments