No menu items!
Ballina FUTBOLLI NDËRKOMBËTAR Gjysma e skuadrës e dëmtuar, Zidane: Jemi Reali, nuk dorëzohemi kurrë

Gjysma e skuadrës e dëmtuar, Zidane: Jemi Reali, nuk dorëzohemi kurrë

Zidane doli në një konferencë shtypi para ndeshjes me Alavaes, në La Liga, ku ku shpjegoi se Carvajal ishte dëmtuar. Anësori i Real Madridit vuan “një dëmtim të muskujve në aduktorin e shkurtër të djathtë”, sipas raportit mjekësor, të lëshuar nga klubi i bardhë. Carvajal ishte kthyer për të luajtur fundjavën e kaluar kundër Villarreal. Ai luajti 90 minuta, ashtu siç bëri të mërkurën në Milano, kundër Interit. Mbrojtësi ishte shëruar nga një dëmtim në gjurin e tij të djathtë.

Benzema nuk është stërvitur me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës. Ai është stërvitur veçmas. Francezi nuk nuk mund të llogarisë edhe Ramos, Valverde, Odriozola, Jovic. Lidhur me këtë fakt, trajneri i bardhë u shpreh: “Nuk dorëzohemi, e dimë që nuk ndalemi kurrë. Gjithmonë do të ketë ndryshime në skuadër, herë pas here, por lojtarët duan të rivalizojnë me njëri-tjetrin. Tani e kemi këtë skuadër”.

Moshat e futbollistëve dhe rinovimi: “Nëse doni të vazhdoni, vazhdoni, nëse jo, tërhiquni. Unë e bëra këtë në moshën 34 vjeç. Të gjithë e dinë se çfarë mund të japin çdo ditë. Unë nuk jam duke i treguar askujt se çfarë të bëjë”.

Zidane iu përgjigjet akuzave, që e shohin si fajtor të disfatave: “Çfarë do të them. Kjo nuk do të ndryshojë. Kur humbasim, të gjithë duhet të marrim përgjegjësi. E njëjta gjë kur fitojmë, për meritat. Pastaj, çfarë thuhet nga jashtë nuk do të ndryshojë kurrë”.

Dy fjalë për Odegaard: “Pak nga pak po tregon se çfarë lojtari është. Ajo që ka rëndësi për mua është të funksionojmë si ekip. Nëse i bëjmë gjërat së bashku është e vështirë të na mposhtin. Kur humbasim, humbasim të gjithë së bashku, dhe kur fitojmë, fitojmë të gjithë së bashku”.

Situata me lëndimet: “Unë nuk do të flas për këtë. Ne kemi nevojë për të gjithë, që të jemi plotësisht gati. Flitet për rotacion, por jemi në fillim të gjithçkaje. Duam shfaqje si më parë, por gjërat kanë ndryshuar, duhet të mendojmë për këtë. Kur kam një lojtar të dëmtuar, vuaj”.

Një homazh edhe për Maradonën: “Ka shumë debate se kush është më i miri. Flitet shumë, por kemi humbur një lojtar, që për mua ishte i madh. E vetmja gjë është se jemi të trishtuar, ngaqë kemi humbur një person të rëndësishëm. Në futboll ai ishte unik. Ne do ta respektojmë kujtimin e tij”.

Fitorja ndaj Interit: “Ishte një ndeshje, që e kemi luajtur shumë mirë. Gjëja e rëndësishme është se e pamë si finale dhe lojtarët ia dolën më së miri. Ne gjykohemi çdo ditë dhe duhet ta durojmë këtë gjë”.

Lini një përgjigje

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutemi shkruani emrin tuaj këtu

Reklamë
Reklamë

Të fundit

Edhe një medalje e madhe për Kosovën, Akil Gjakova në finale të Evropianit

Kosova ka siguruar edhe një medalje në Evropianin e xhudos në Lisbonë. Akil Gjakova ka kaluar në finale të kategorisë deri 73 kilogramë. Akili...

Ylli i Chelsea-t zbulon prapaskenën: Doja të tërhiqesha në moshën 17 vjeç

Jorginho, mesfushori i Chelsea-t, është rrëfyer në një intervistë të dhënë për Daily Mail. “Po të isha bërë një futbollist profesionist në Brazil, do të...

Akili i pathyeshëm, kalon në gjysmëfinale të Evropianit

Me katër fitore, një pa luftë, Akil Gjakova arrin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë. Në çerekfinale mundi rusin...

Sot përballja e dy trajnerëve karizmatik

Superliga e Kosovës sot sjell dy përballje interesante. Llapi që po lufton për ekzistencë, viziton Gjilanin. Ismet Munishi si trajner i ‘Skifterave’ për herë të...

Recent Comments